gripi-maqedoniNë Maqedoni është rritur numri i personave të sëmurë nga gripi, pasi në këtë sezonë janë evidentuar gjithsej 3.328 persona, kurse vetëm në javën e fundit nga 13-19 janar me grip janë prekur 1385 persona.Deri më tani në Maqedoni është regjistruaqr vetëm një person që ka vdekur nga gripi, që bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare e cila ka qenë e sëmurë kronik nga sëmundja e zemrës, diabeti, sëmundja e veshkëve etj.

Gjatë analizave laboratorike është konstatuar se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e virusit A/X3H2. Aktualisht në klinikën e Shkupit vetëm një person ëshjtë në dhomë intenzive si pasojë e infektimit nga virusi i gripit.

Numri më i madh i të prekurve me grip është në Kumanovë 702 persona, në Shkup 567 dhe në Tetovë 415 persona.zhurnal