resizerBERGAMO – Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë, policia e Bergamos ka arritur të vërë në pranga 10 persona, ku tetë prej tyre ishin shqiptarë dhe dy italianë.“Policia, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë shkatërruar një bandë të specializur në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bergamo dhe në rrethinat e Bergamos. Të 10 personat e arrestuar janë rezidentë në Bergamo, Curno dhe Seriate”, -raporton “Bergamo News”.

Ekzekutimi i arrestimeve, i ndihmuar nga një helikopter dhe nga qentë e kufirit, u përfundua pasditen e djeshme, pas pothuajse një vit përgjimesh telefonike dhe hetimesh të videove.

Në një filmin, që i përket verës së kaluar, jepet një nga personat e arrestuar dje, i cili i jep një dozë kokaine një konsumatori. Duke hetuar mbi këto lloj videosh, por edhe duke përgjuar telefonatat, policia arriti të shkatërrojë bandën e shpërndarësve të drogës.