Shqipëri, PS përkujton sot viktimat e 21 Janarit
Partia Socialiste do të përkujtojë me një ceremoni të veçantë 3-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit.Ceremonia do të mbahet rreth orës 11:00 ku fillimisht kryeministri Edi Rama do të zbulojë 4 pllakat përkujtimore prej bronzi për nder të 4 viktimave Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj dhe më pas do të mbajë një fjalim të shkurtër.
Këtë vit Partia Socialiste ka ideuar një ceremoni të thjeshtë ku do të jenë të pranishëm drejtues të PS-së, deputetë dhe familjarë të viktimave.
Katër persona janë vrarë gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë në 21 janar të vitit 2011.
Çështja e vrasjes së katër protestuesve, aktualisht po shqyrtohet në gjykatën e Lartë, por asnjë prej përgjegjësve për këtë tragjedi nuk ndodhet në burg.