Vrasja e fëmijëve serbë me urdhër të Markoviç, krimi do t’i atribuohej UÇK-së
Radomir Markovicin ka dhënë urdhër për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë më 14 dhjetor 1998 në kafiterin “Panda” në Pejë, shkruan gazeta serbe Kurir.Krimi është kryer nga Legija, komandanti famëkeq i JSO’së.Një burim i afërt me Qeverinë serbe i ka thënë kësaj gazete se tashmë ekzistojnë pro konkrete që e lidhin Radomir Markovicin, në atë kohë Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, me krimin në Pejë.
Gazeta Kurir, e njohur për qëndrime të saj anti-shqiptare, në këtë shkrim pranon se qëllimi i vrasjes së të rinjve serbë ka qenë dëmtimi i imazhit të UÇK’së në opinionin ndërkombëtar; pra, Serbia ka vrarë vetë serbët e Pejës me qëllim që bota të mendojë se krimi u krye nga shqiptarët.
I pari që pranoi se kjo vrasje u krye nga Shteti Serb ishte Zëvendëskryeministri aktual, Aleksander Vucic.
