Assisi.nun_ITALI – Ajo ndiente vetëm dhimbje të fortë në stomak, por në të vërtet ishte shtatzënë. Një murgeshë 31-vjeçari ka lindur të mërkurën në Rieti një fëmijë rreth 3.5 kg, por ka thënë se nuk e dinte që ishte shtatzënë. Fëmija është quajtur Françesko, ashtu si titulli që mban Papa.“Nuk e dija që isha shtatzënë. Kam ndierë vetëm dhimbje stomaku”, citohet të ketë thënë murgesha në spital, raporton ANSA. Të surprizuara kanë mbetur edhe shumë murgesha të tjera.

Autoritetet e spitalit nuk kanë pranuar të bëjnë ndonjë koment, por murgesha mësohet të ketë thënë se do ta mbajë fëmijën.