Galatasaray dëshiron ta huazojë Essienin
Klubi turk Galatasaray dëshiron ta sjellë në radhët e veta mesfushorin e Chelseat, Michael Essien.Ganezi është duke kërkuar të largohet nga Stamford Bridge këtë muaj, dhe dëshira e tij është edhe më e shprehur tash pasi Blutë transferuan Nemanja Matiqin nga Benfica.Raportet në mediat angleze thonë se gjigantët nga Stambolli, të cilët drejtohen nga ish-menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, janë duke kërkuar një angazhim të përkohshëm të tij deri në fund të sezonit.