Sulejman RexhepiBashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka bërë thirrje besimtarëve të vet të mos shkojnë për të luftuar në Siri.Kryetari i kësaj bashkësie, Sulejman Rexhepi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të kontrollohet pasi që ata shkojnë në mënyrë individuale.“Porosia jonë prej fillimit kur u shfaq ky fenomen, ishte se ne si Bashkësi Fetare Islame jemi kundër përfshirjes së qytetarëve tanë në luftën në Siri”.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë në luftën në Siri, nuk mund të kontrollohet pasi shkuarja bëhet individualisht, e jo në mënyrë institucionale”.

“Asnjë person që ka shkuar në Siri nuk është konsultuar me Bashkësinë Fetare Islame”, ka thënë Rexhepi.