grafite-mkQyteti i Manastirit këto ditë është gdhirë me grafite dhe kryqe raciste dhe antishqiptare .Parullat antishqiptare janë shkruar në godinën e Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit, por edhe në pjesën qëndrore të qytetit.“Maqedonia e maqedonasve”, “Maqedonia mbi të gjithë”, “Stop Islamizimit” si dhe parulla të tjera edhe antishqiptare kanë shqetësuar qytetarët e Manastirit.Punonjësit e Muzeut të Alfabetit menjëherë dje kanë ndërhyrë dhe kanë shlyer grafitet e vendosur në godinën e tyre.

Lidhur me situatën e krijuar dhe frymën e tillë raciste dhe antifetare në Manastir nga qarqe të caktuara ka reaguar myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu.

“Shpesh po ndodhë shkrimi i parullave kundër popullatës myslimane dhe shkruhet kryqe edhe nëpër xhami. Ne deri tani vazhdimisht kemi reaguar tek policia për të gjetur autorët e këtyre veprimeve. Ne po këshillojmë vazhdimisht besimtarët tonë për të mos ndjekur veprimet e tilla, sepse në këtë situatë kemi provokime”, theksoi Pëllumb Veliu.