hashahshNjë sasi prej 150 kilogramësh lëndë narkotike marijuanë u sekuestrua nga Policia e Shtetit mëngjesin e së mërkurës. Operacioni i mbiquajtur “Rrebeshi” u zhvillua në dalje të fshatit të Lazaratit, ku forcat e rendit u vunë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë.Pasi pikasi forcat e rendit, trafikanti braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira e shiu i dendur mundi të largohej.Në makinën me targa të falsifikuara “STD KM 526” u gjet e fshehur sasia e kësaj lënde narkotike.

Transportuesi është shpallur në kërkim nga policia, pasi mundi të identifikohej gjatë aksionit