Hitleri i shpëtoi luftës, jetoi në Argjentinë dhe pati dy vajza
Lufta e Dytë Botërore në Europë përfundoi zyrtarisht në datën 8 Maj 1945, por fundi i saj u vulos që disa ditë më parë, me vetvrasjen e “arkitektit” të konfliktit më të përgjakshëm të historisë, Fyhrerit të Gjermanisë, Adolf Hitlerit, në datën 30 Prill. Megjithatë, në një teori të publikuar në një libër të shumëshitur, “Grey Wolf: The Escape of Adolf Hitler”, autorët britanikë Gerrard Williams dhe Simon Dustain pretendojnë se kanë mbledhur prova historike për të provuar një teori tërësisht të ndryshme.
Sipas tyre, i vetëdijshëm që lufta kishte përfunduar dhe kapitullimi ishte vetëm çështje ditësh, Hitleri vendosi të braktiste Gjermaninë në mesnatën e 27 Prillit.
I shoqëruar nga bashkëshortja Eva Braun dhe kunati i saj Fegelein, i veshur në mënyrë ceremoniale, Hitleri udhëtoi drejt një prej pistave të pakta ajrore ende nën kontrollin e ushtrisë gjermane, nga ku, nëpërmjet një avioni të vogël fluturoi drejt Danimarkës nën mbulimin e natës.
Bunkeri ne te cilin Hitleri jetoi muajin e fundit te jetes dhe brenda te cilit besohet se u vetvra ne daten 30 Prill 1945
Ai la pas dy vajza me gruan e tij, Eva Braun, ndërsa të gjithë jetën e mbetur e jetoi në fshehtësi e nuk shkeli kurrë jashtë Argjentinës.
Hitleri duket se ndërroi jetë me një brengë të fundit, faktin që Winston Churchill, ish-kryeministri i Britanisë dhe rivali i tij më i ashpër gjatë Luftës së Dytë Botërore jetoi më gjatë, duke ndërruar jetë vetëm tre vite më pas, në 1965-n.

