Danimarka goditet nga "bomba natyrore",stuhi historike me shpejtësi mbi 200 km në orë(FOTO)

Në këto orë Danimarka përjeton castet më të rënda në historinë e sajë,duke u goditut nga një stuhi shumë e fuqishme dhe me efekte shkatëruese.Deri më tani është shënuar një i vdekur nga goditjet e gjësendeve të forta që fluturojnë në ajër nga fortuna e fuqishme.Stuhia ka marë edhe viktimën e saj të parë .Një njeri ka vdekur nga një tjegull fluturues në Gileleje, raporton policia për BBC News
Gjithashtu, një tjetër person është plagosur në aksident , kur një çati është shembur, tha zëdhënësi iPolicisë së Kopenhagës.
Një grua e plagosur dhe trafiku i paralizuar!
Stuhia gjithashtu në vende të tjera përpos dëmeve të mëdhaja ekonomike ka shkaktuar edhe lëndime në njerëz.
Kështu,të hënën pasdite vonë, një grua është plagosur rëndë në jug të Yulandit . Sipas Policisë së Yulandit Jugor,gruaja është bllokuar nën një çati të rrëzua në qytetin e Haderslev ,dhe ka këmbë të thyer. Të afërmit kanë qenë të informuar.Në Funen një njeri tjetër ka thyer këmbën si pasojë e një goditje të një objekti fluturues .Policia i ka blokuar të gjitha rugët ku ka renovime të ndërtesave,sepse reziku më i madhë vjen pikërisht nga materialet ndërtimore dhe konstrukcionet metalike të cilët janë rezik permanent për kalimtarët apo për vozitësit e rastit.
Deri tani jan lajmëruar 13 të plagosur.

Të gjitha format e komunikacionit në Danimarkë totalisht janë të blokuar,ku lajmërohet për më së paku 100 aeroplan të goditur nga situata të cilët nuk munden të aterojnë ose të ngriten nga aeroportet daneze.Mbi 1600 pasagjerë kan mbetur të ngujuar në aeroplane, të cilët kan ateruar dhe nga stuhia e madhe nuk mundë t’ju afrohen shakallë për të zbritur nga aty.Situatë e njëjtë është edhe me trafikun hekurudhorë ku pasagjer të shumtë kan ngelur të blokuar në stacionet e ndryshme hekurudhore.
Policia ka ndaluar reptësishtë levizjen e qytetarëve,ndërsa veturat e blokuara nëpër rugë duhet të presin deri sa të vijnë ekipet shpëtimtare që ti evaukojnë ata nga aty.Deri nesër në ora 0400,ndalohet reptësisht qarkullimi i komunikacionit .
rtvzik.com





