perurimi-aerodromi-adem-jashariNë hapësirën prej 44 mijë metrash katrorë ka zënë vend terminali i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Konsorciumi turko-francez “Limak Aeroport De Lyon” investoi shumën prej 140 milionë eurosh, me të cilën aeroporti i Prishtinës bëhet modern e i ngjajshëm për nga infrastruktura me aeroportet e vendeve të zhvilluara. Në terminalin e ri udhëtarët kanë mundësi të gëzojnë gjithçka që në të vjetrin nuk e kishin, duke filluar nga numri i madh i sporteleve, hapësirave për pritje, dyqanet dhe lokalet e reja e deri te dhomat e lutjeve për besimtarët myslimanë e të krishterë veç e veç.

E po kështu edhe pajisjet elektronike të cilat shërbejnë për orientimin e udhëtarëve. Është parashikuar që terminali i ri të ketë një kapacitet vjetor për pesë

Në Kosovë ndihem si në shtëpi. Mos harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Nuk lejojmë të derdhet më gjak në Ballkan. Ne duam që Ballkanin ta shohin të gjithë si një rajon të paqes

milionë udhëtarë. Posterat e mëdhenj të heroit të kombit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban Aeroporti i Prishtinës, ishin vendosur në hapësirat e terminalit të ri me rastin e ceremonisë së përurimit. Flamuri turk dhe motoja “Gati për botë” po kështu.

I ftuari i parë, i cili u ul me helikopter në pistën e vjetër të terminalit të ri ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pas tij edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ata u pritën nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe që të tre së bashku hapën solemnisht terminalin e ri të aeroportit. Dy kryeministrat Thaci e Rama nuk i kursyen lëvdatat apo thirrjet “mik” e “vëlla” ndaj homologut turk.

“Nuk ka një ditë më të bukur se e sotmja, plotë krenari e diell për Kosovën, për të pritur një mik të çmuar të të gjithë shqiptarëve, siç është kryeministri Erdogan. Ai është miku dhe vëllai ynë i pandarë, në të mirë dhe në vështirësi”, deklaroi Rama.

Për ato që cilësohen lidhje mes shqiptarëve dhe turqve foli edhe vetë kryeminsitri i Turqisë. “Turqia është ndër shtetet a para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, ajo ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë kontribut për zhvillimin e gjithanshëm të saj, pasi për ne Kosova është një vend me të cilin kemi histori dhe kulturë të përbashkët”, u shpreh nga ana e tij Erdogan.

Ndërsa kryeministri Thaçi ndau me të pranishmit edhe kujtime të udhëtimit të tij të parë. Ai falenderoi Turqinë për mbështetjen që i jep Kosovës dhe shqiptarëve. “Prandaj, të nderuar kryeministra, vëllezër Edi dhe Rexhep, kujtoj sot se si Prishtina hapi dyert e këtij aeroporti për mua. Për herë të parë prej tij bëra udhëtimin me një avion ushtarak francez, nën mbrojtjen e NATO-s dhe i shoqëruar nga delegacioni kosovar, për në konferencën e Rambujesë”, kujtoi Thaçi.

E pranishme në ceremoni padyshim ishte familja e komandantit të UÇK-së, heroit të kombit Adem Jashari, emrin e të cilit mban Aeroporti, si dhe politikanë të tjerë të Kosovës dhe ndërkombëtarë.

Vetëm nga Turqia merret vesh se erdhën mbi 600 mysafirë. Aeroporti i Prishtinës është ngritur në vitet ‘70 për t’u shfrytëzuar fillimisht si aeroport ushatark, ndërsa është hapur për fluturime drejt Beogradit në vitet ‘90.

Kryeministrat në Prizren
“Shembull i bashkëjetesës fetare. Jo më gjakderdhje në Ballkan”

“Kosova është Turqi dhe Tuqia Kosovë”. Ky është mesazhi që përcolli të mërkurën tek mijëra qytetarë të Prizrenit kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Të gjitha rrugët që të çonin drejt qendrës së Prizrenit ishin blinduar me policë për ceremoninë pritëse në nder të kryeministrave Rama e Erdogan, të shoqëruar nga kryeministrin Thaçi.

Ndërkohë, prizrenasit kishin ndalur të gjitha aktivitetet e tyre, përfshirë punën dhe procesin mësimor. Pas disa orë pritje, tre kryeministrat dhanë mesazhe të mëdha nga ato të shembullit të bashkëjetesës fetare deri te pasuria që simbolizon Prizreni për shqiptarët dhe rëndësinë e forcimit të miqësisë me Turqinë.

Në fjalën e tij kryeministri turk Erdogan theksoi se lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe Turqisë janë më të thella nga sa janë në dukje, pasi sipas tij Kosova është Turqi dhe anasjelltas.

“Në Kosovë ndihem si në shtëpi. Prizreni është një nga shembujt e bashkëjetesës fetare. Mos harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Nuk lejojmë të derdhet më gjak në Ballkan. Ne duam që rajonin e Ballkanit ta shohin të gjithë si një rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë. Ne duam që në këtë rajon të zotërojë paqja, mirësia, solidariteti. Ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara do të mbetet mbrapa. Ne duhet të tregojmë shembullin e bashkëjetesës fetare. Jo më gjakderdhje në Ballkan. Jemi njerëz me një kulturë dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë. Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, u shpreh Erdogan.

Në fjalën e tij kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi pasurinë që përbën Prizreni për shqiptarët dhe rëndësinë e forcimit të miqësisë me Turqinë. Zoti Rama theksoi se Prizreni është qyteti ku jo vetëm njerëzit janë në harmoni, por edhe objektet kulturore që janë afërsisht mes vetes.

“Prizreni është një nga pasuritë më të çmuara të historisë dhe të së ardhmes së Ballkanit. Miqësia jonë me Turqinë do të vazhdojë të forcohet. Nuk ka sfond me të bukur se sa historia e këtij qyteti dhe nuk ka sfond me të bukur se sa sheshi i këtij qyteti për të qenë bashkë kryeministrat e Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë, që mundohen të ndërtojnë së bashku ardhmërinë e tyre”, tha Rama.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë do të jenë të shkëlqyera. Në Kosovë nuk do të ndajmë qytetarët në etni, Kosova është atdhe i të gjithëve. Ne po ndërtojmë autostrada të reja, aeroport të ri, po ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën demokratike dhe evropiane”, deklaroi më tej Thaçi.

Përveç masave të larta të sigurisë, gjatë tubimit nuk munguan as incidente si një ku policia ndaloi një qytetar i cili u duke se tentoi të shkonte të përshëndeste kryeministrat.

Ndërsa pati nga ata qytetarë të mbledhur në sheshin e shtarëvanit, që vizitën e ndërlidhën me fushatën elektorale në Kosovë. Gjatë kësaj vizite në Prizren kryeministrat përuruan edhe përfundimin e punimeve në xhaminë kryesore.