GazetaretFederata Evropiane e Gazetarëve ka dënuar ashpër verdiktin gjyqësor për gazetarin Tomisllav Kezharovski. Sekretari gjeneral i Federatës, Rikardo Gutjerrez duke komentuar dënimin prej 4 vjet e gjysmë, ka thënë se Kezharovski nuk ka bërë asgjë të keqe, përveç se ka kryer detyrën e tij të gazetarit. “Verdikti dhe implementimi brutal i tij janë plotësisht të papranueshme dhe të tmerrshme. Kërkojmë menjëherë apelacion për verdiktin i cili është në kundërshtim me ligjet europiane dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë Gutjerrez