shqiperiaKombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka humbur 13-të pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin shtator dhe fillimin e tetorit. Kuqezinjtë kanë humbur këto pozita pas tri humbjeve radhazi dhe barazimit në ndeshjen e fundit me Qipron (0-0).

Renditja e re e FIFA-s është dhe ajo që përcakton përfundimisht se cilat do të jenë kokat e grupit në hedhjen e shortit të play-off për Evropën, por dhe për Botërorin e ardhshëm. Kështu përsa i përket shortit për play-off në kontinentin tonë, Portugalia dhe Franca rrezikojnë të përballen me njëra-tjetrën, pasi portugezët janë në vazon e parë, ndërsa Franca në të dytën. Bashkë me luzitanët në vazon e parë bëjnë pjesë dhe Greqia, Ukraina dhe Kroacia ndërsa në vazon e dytë gjenden Franca, Suedia, Rumania dhe Islanda. Ndërkohë për Botërorin 2014, mes skuadrave kokë grupi është future dhe Zvicra ndërsa rrezikon të mbesë jashtë Holanda, nëse Uruguai kualifikohet në play-off ndaj Jordanisë. Koka të tjera grupi janë gjithashtu dhe Spanja, Argjentina, Gjermania, Brazili si vend organizator, Belgjika dhe Kolumbia.