Raporti për Maqedoninë 'status quo' dhe me kritika
R
ekomandimin e pestë me radhë pozitiv që Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropianu dha sot nga Komisioni Evropian.Ajo që është më e re në lidhje me raportin e progresit për Maqedoninë, që komisari për zgjerim Shtefan Fyle tashmë e prezentoi në Parlamentin Evropian, është ajo se Komisioni krahas negociatave, rekomandon edhe fillimin urgjent të procesit të skriningut (para së gjithash për kapitujt 23 për liri, drejtësi dhe siguri dhe 24 për gjyqësi dhe të drejta themelore) si për dhe kornizë të re ngociuese me Greqinë për çështjen e emrit. Të gjithë këtë, sipas raportit KE e bën “me qëllim që të ruhet kredibiliteti i zgjerimit të BE-së i cili bazohet në kushtëzimin e qartë dhe parimin e meritave personale”!
-IRJ e Maqedonisë doli nga kriza politike në të cilën u gjend në fillim të këtij viti, por mbetet brengosja, veçanërisht në pjesën e lirisë së shprehjes dhe mediave. Janë ndërmarrë masa për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinje. Më gjerësisht, depërtimi në negociatat të cilat bëhen në kuadër të Kombeve të Bashkuara për emrin – tani është me rëndësi të jashtëzakonshme, theksohet në pjesën për Maqedoninë.
Komisioni vlerëson se Maqedonia mjaftueshëm i plotëson kriteret politike dhe rekomandon që të hapen negociatat inkuadruese. Lëvizja drejt shtigjeve të radhës më shumë sfiduese në procesin e zgjerimit, sipas KE-së është me rëndësi esenciale me qëllim që të konsolidohen dhe nxiten reformat e mëtejme, si dhe për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Qeveria joformale e BE-së, gjithashtu, thekson se “pas pothuajse dy dekadave angazhim intensiv politik nga të gjitha palët në proces kërkohet që përfundimisht të vijë deri te zgjidhja, me angazhimin aktiv të bashkësisë ndërkombëtare”.
-Për të pestën radhë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave inkuadruese me këtë vend. Nuk është sjellë vendimi nga ana e Këshillit për miratimin e datës. Mosveprimi për këtë rekomandim paraqet sfidë potenciale serioze për IRJ të Maqedonisë dhe për Bashkimin Evropian. Kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e procesit të zgjerimit i cili bazohet në kushtëzimin e qartë dhe parimin e meritave personale. Mungesa e perspektivës së qartë për BE e vë në rrezik qëndrueshmërinë e angazhimeve reformuese të vendit, rekomandojnë nga Komisioni.
Në raportin për Maqedoninë theksohet se “pas ftesës nga ana e Këshillit Evropian, Komisioni e përsëriti qëllimin e tij, pa anulim ta prezentojë propozimin për kornizë negociuese, që do t’i marrë parasysh nevojën që të zgjidhet çështja e emrit në fazë të hershme të negociatave inkuadruese dhe do të zbatohet proces i kontrollit analitik të legjislaturës së BE-së, duke filluar me kapitujt për gjyqësinë dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë”.
Para dhjetëvjetorit të aprovimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim (MSA) në prill të vitit 2014, Komisioni gjithashtu për të pestën radhë i bëri thirrje Këshillit për të hyrë në fazën e dytë të asociacionit, që, sipas asaj që theksohet është “në pajtim me dispozitat relevante të MSA që parasheh se asociacioni do të realizohet në tërësi gjatë periudhës kalimtare prej maksimum dhjetë viteve.
Në lidhje të marrëdhënieve bilaterale me vendet e tjera, vërehet relacion dhe përparim i shkëlqyeshëm në marrëdhëniet me Serbinë, Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Turqinë. Në lidhje me Bullgarinë vërehet se ato janë të prekura për shkak të interpretimit të historisë. Vërehet se janë caktuar takime në nivel më të lartë politik dhe se zhvillohen negociata për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në nivel të lartë dhe në mënyrë eksperte. Ndërsa për marrëdhënien me Greqinë potencohet se është prekur për shkak të çështjes për emrin, përderisa në nivel tjetër marrëdhëniet janë të mira.
-Në përgjithësi, IRJ Maqedonia ka marrëdhënie të mira me fqinjët, por është e nevojshme që të gjindet zgjidhje për emrin pa shtyrje të mëtutjeshme, si dhe arritje e marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, thuhet në raport.
Gjithashtu, potencohet se është propozuar ligj i ri për mediat dhe shërbimet mediale i cili përmban edhe dispozita për lirinë e shprehjes dhe mediave, por se “gjatë fazës së konsultimeve ai është kritikuar nga ana e disa palëve të prekura si i hapur potencial për keqpërdorim”.
-Ekziston shqetësim i vazhdueshëm për mungesën e transparencës së reklamave qeveritare dhe auto-censurës për shkak të presioneve ekonomike ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave. Polarizimi i mediave dhe standardet e varfra profesionale e orientojnë të drejtën e opinionit për qasje deri te qëndrimet e ndryshme dhe informacionet e sakta, porositin nga Komisioni Evropian.
Sipas Komisionit, procesi qasës sot është më rigoroz dhe më gjithëpërfshirës sesa në të kaluarën, si reflektim i evoluimit të politikave të BE-së dhe mësimeve shkencore nga zgjerimet paraprake.
-Procesi është ndërtuar në pajtueshmëri të ashpër, por korrekte, ndërsa përparimi ndaj anëtarësimit varësisht nga hapat e marra nga çdo vend që të kënaqen kriteret e konfirmuara. Kjo është nga rëndësia kyçe për kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për sigurimin e stimulimit për zgjerim. Qeverisja e të drejtës tani është në zemrën e procesit për zgjerim, ndërsa qasja e re e miratuar nga Këshilli në dhjetor të vitit 2011 do të thotë se vendet duhet t’i prekin çështjet si reforma të gjyqësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në fazë të hershme të negociatave inkuadruese, theksohet në raportin.
Komisioni kërkon përforcim të institucioneve demokratike, respektim të të drejtave themelore njerëzore, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin dhe nevojën nga përpjekjet e ripërtëritura për tejkalimin e kontesteve bilaterale midis vendeve në proces të inkuadrimit dhe me vendet-anëtare të BE-së.
-Çështjet bilaterale nuk duhet ta mbajnë procesin e inkuadrimit, porosit KE-ja, në kontekst të bllokadave nga Greqia dhe Bullgaria në procesin e eurointegrimit të Maqedonisë.
Vitin e ardhshëm, sipas KE-së, fillon edhe Instrumenti i dytë për ndihmë parainkuadruese i quajtur IPA-2 që do të arrijë 11,7 miliardë euro për shtatë vitet e ardhshme qasëse për përmirësimin e infrastrukturës dhe reformat në shumë sfera për vendet-kandidate dhe kandidatët potencialë.
Për sfidat kyçe për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni i thekson: qeverisjen ekonomike dhe konkurrencën, qeverisjen e të drejtës, funksionimin e institucioneve që garantojnë demokraci, të drejta themelore dhe tejkalim i trashëgimisë nga e kaluara. Me këtë rast, shton se liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar që te të gjithë ata të ndërmarrin hapa të reformave në lidhje të këtij procesi.
Në këtë dokument, ku janë sublimuar hollësitë nga raporti i përgjithshëm për Maqedoninë që paraqet saktë 63 faqe, theksohet se “njëzet vite pas hyrjes së vendit në Kombet e Bashkuara, zgjidhja e çështjes së emrit duhet të gjendet pa shtyrje të mëtutjeshme”.
Brukseli zyrtar ndan hapësirë edhe për krizën politike që vijoi në Maqedoni pas ngajrjeve në Parlament që ndodhën në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, kështu, në raport theksohet se ajo “ka treguar ndarje të thellë mes partive politike, duke ndikuar në funksionimin e Parlamentit dhe demonstroi nevojë për politikë konstruktive në interes kombëtar”. Lidhur me sqarimin në raport në këto ngajrje theksohet “gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013, largimin me dhunë i deputetëve opoziitar dhe të gazetarëve nga salla e Parlamentit, rezultoi me atë që grupi më i madh opozitar ta bojkotojë Parlamentin dhe të kërcënohet me bojkot në zgjedhjet lokale”.
KE thekson se qorrsokaku afatgjatë u zgjidh me implementimin e marrëveshjes politike nga 1 marsi që përfshiu kthimin në Parlament të deputetëve opozitar, pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, rekomandime progresive nga ana e Komisionit për hetime të ngjarjeve në Kuvend, nënshkrim të Memorandumit për mirëkuptim ndërpartiak lidhur me qëllimet strategjike euroatlantike të vendit dhe punë të mëtejshme të reformave zgjedhore. Në këtë rast, potencohet se ripërtërirja e bisedimeve mes Qeverisë dhe gazetarëve ka mbetur e paplotësuar, ndërsa koncensusi për raportin e Komisionit për hetime ka treguar se është e mundur, me vullnet politik dhe përmes dialogut dhe kompromisit, të gjinden zgjidhje konstruktive, por se rekomandimet e Komisionit për hetime duhet të implementohen në tërërsi.
Në lidhje me lirinë e shprehjes, potencohet se “progresi i dialogut me mediave është në ngecje pas dëbimit të gazetarëve nga parlamenti, ndërsa edhe krahas zhvillimit të kornizës ligjvënëse, reputacioni i vendit për lirinë e mediave përkeqësohet”. Me këtë rast, gjithashtu është theksuar edhe se “mbyllja e shumë vendeve mediale në vitet e ardhshme, gjithashtu e ka zvogëluar shumëllojshmërinë e qëndrimeve të ndryshme të kapshme për qytetarët”.
Potencohet shkalla e lartë e polarizimit në media që “për shkak të përshtatjes politike e vështirëson zhvillimin e njoftimit objektiv, vendos presion ekonomik të gazetarëve dhe të pronarëve të mediave, (përfshirë edhe përmes rrugës së përdorimit të reklamimit qeveritar) dhe i mban standardet e këqija profesionale”.
KE tregon se dialogu mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave duhet të ripërtërihet, të prodhojë rezultate konkrete, ta ndryshojë kulturën mediale, si dhe të vendosë klimë të përforcimit të besimit. Rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR, duhet të implementohen, qëndron në raport.
Në lidhje me korrupsionin, për Maqedoninë thuhet se ajo mbetet e shpërndarë në shumë sfera dhe se “vazhdon të jetë problem serioz”. Kështu që, për këtë Komisioni porosit se vendi duhet të demonstrojë ndikim material nga masat ekzistuese antikorruptuese dhe të implementojë masa efektive në luftën kundër krimit të organizuar.
Në lidhje me strategjinë për integrimin e romëve, KE-ja rekomandon proaktivitet, si dhe se “nevojiten orvatje më të mëdha në luftën kundër jotolerancës, mes të tjerash edhe në ligje me grupet LGBT.
Gjithashtu, Komisioni rekomandon se nevojitet urgjentisht të shqyrtohet Marrëveshja e Ohrit, për atë se është me rëndësi të veçantë për raportet ndëretnike dhe të përbashkëta të kompletohen rekomandimet e saj dhe ato të zbatohen. “Kjo, si dhe vazhdimi i deecentralizimit, janë elementet kyçe të marrëveshjes që do të kontribuojë për stabilitetin e shtetit dhe të popullit në të”, thonë nga Brukseli.
Sa i përket kritereve ekonomike, në raport thuhet se Maqedonia ka progres të mirë në disa fusha, se është bërë progres i mëtutjeshëm drejt ekonomisë tregtare funskionuese dhe se shteti duhet të jetë në gjendje të përballet me presionin e konkurrencës dhe forcave tregtare brenda në Union në afat të mesëm, nëse ajo fuqimisht e implementon programin për reforma që të zvogëlohen mungesat e rëndësishme strukturore.
-Aktivitetet ekonomike kanë stagnuar në vitin 2-12, ndërsa rritja ekonomike u ripërtëri në gjysmën e parë të vitit 2013. Por, duhet i marrë parasysh sfidat nga rrethimi i jashtëm, stabiliteti makroekonomik është ruajtur. Papunësia mbetet shumë e lartë, sidomos tek të rinjtë, ndërsa rritja e deficitet dhe e borxhit publik e rrit ndjeshmërinë e shtetit, porosit Bashkimi Evropian.
Për këtë shkak, nga Komisioni thonë se nevojiten masa për përballje me shkaqet për papunësi të lartë, sidomos me zgjidhjen e aftësisë për punë. “Qëndrueshmëria e financave publike duhet të përforcohet, ndërsa politike fiskale duhet të përshtatet në prioritetet e reformës strukturore dhe të orientohen drejt shpenzimit që do ta rrisë rritjen”, thonë nga Brukseli.
Gjithashtu, Komisioni rekomandon se nevojitet urgjentisht të shqyrtohet Marrëveshja e Ohrit, për atë se është me rëndësi të veçantë për raportet ndëretnike dhe të përbashkëta të kompletohen rekomandimet e saj dhe ato të zbatohen. “Kjo, si dhe vazhdimi i decentralizimit, janë elementet kyçe të marrëveshjes që do të kontribuojë për stabilitetin e shtetit dhe të popullit në të”, thonë nga Brukseli.
Sa i përket kritereve ekonomike, në raport thuhet se Maqedonia ka progres të mirë në disa fusha, se është bërë progres i mëtutjeshëm drejt ekonomisë tregtare funskionuese dhe se shteti duhet të jetë në gjendje të përballet me presionin e konkurrencës dhe forcave tregtare brenda në Union në afat të mesëm, nëse ajo fuqimisht e implementon programin për reforma që të zvogëlohen mungesat e rëndësishme strukturore.
Për këtë shkak, nga Komisioni thonë se nevojiten masa për përballje me shkaqet për papunësi të lartë, sidomos me zgjidhjen e aftësisë për punë. “Qëndrueshmëria e financave publike duhet të përforcohet, ndërsa politike fiskale duhet të përshtatet në prioritetet e reformës strukturore dhe të orientohen drejt shpenzimit që do ta rrisë rritjen”, thonë nga Brukseli.
Gjithashtu, në raport potencohet se vendosja e kornizës fiskale në afat të mesëm dhe planifikimi strategjik do të duhet të kontribuojnë në përforcimin e disiplinës fiskale. Se nevojiten përpjekje të mëtutjeshme që në mënyrë efikase të aplikohet menaxhmenti publik financiar që të sigurohet në mënyrë më efikase dhe transparente shfrytëzimi i BE-fondeve dhe fondeve publike.
Me këtë rast, theksohet se Maqedonia ka bërë progres të madh të mëtutjeshëm në përmirësimin e aftësive për ndërmarrje të përgjegjësisë për anëtarësim, se shteti vazhdon t’i plotësojë obligimet e ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së stabilizim-asociimit në sytë e dhjetëvjetorit nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, ndërsa se në sferën e tregut të brendshëm kemi nivel të mirë të harmonizimit të legjislativës të bërë në fushën e lëvizjes së punës, shërbime postare dhe të drejtës tregtare.
Sa i përket politikës sociale të punësimit, në raportin e Komisionit theksohet se nevojiten masa që të arrihet treg inkluziv dhe efikas, si dhe se duhet të përforcohen kontrollet e brendshme financiare në administratën publike.
-Marrë në përgjithësi, vendi ka arritur nivel të harmonizimit me legjislativën evropiane në nivel të mjaftueshëm që të mund të shkojë në fazën e ardhshme nga procesi inkuadrues, thuhet në fund të raportit.
Para eurodeputetëve, komisari Fyle sot porositi se në “progres-raportet për vendet-kandidate dhe kandidatet potenciale, KE-ja rekomandon ndarje të statusit kandidat pëtr Shqipërinë dhe për herë të pestë hapje të negociatave qasëse me IRJ të Maqedonisë”.
-Zgjerimi është proces i krijimit dhe krahas krizës ekonomike, kjo është politikë e mirë pasi është pjesë e zgjidhjes. Zgjerimi vazhdon të jetë një nga politikat më efikase të BE-së. Me zgjidhjen e të drejtave themelore nënkuptohet lufta kundër korrupsionit, menaxhimi i fuqishëm ekonomik, liria e shprehjes dhe mediave, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve. Kjo e përforcon edhe stabilitetin ekonomik në vendet-aspirante dhe të BE-së si tërësi, porositi Shtefan Fyle