NGA Dituri Dizdari

Sythet jetëëndre buisin shpërthejnë

harlisen pabindshëm kah drita, but-egër
kryelartësi brezash gjakon, ndër kapilarë
…thurimat e netëve vajzërore…

Oh ç’vakëllim ndjesish vërtike dhënë bashkë me gjirin
Oh ato tipare ai vështrim ato syqielli ai trup i brishtë
Oh ajo ndezje e prushtë e flaktë deri në guxim e përballjes
Oh ai zë kumbim jehesh këngë e gjyshërve
Oh pasuria ime, të falem o zot m’a ruaj

Ndërthuren përdore pakuptuar breznitë, shpirti im!
Pesëmbëdhjetë karafila – aromë bije
mbërthejnë rrënjët e fjetura
Me besimin e qëndrueshëm se e djeshmja
nuk është më e mirë