Francë, nis gjyqi kundër trafikantëve shqiptarë të drogës
Gjykatat kryesore franceze në Mulhouse dhe në Colmar filluan sot në mëngjes me marrjen në pyetje të 39 shqiptarëve të arrestuar ditë më parë në operacionin më të gjerë në Francë dhe vendet përreth kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Grupi më i madh i të arrestuarve janë shqiptarë, kryesisht nga Tropoja dhe zona veriore e Shqipërisë, që ishte pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të trafikimit të drogës.
Në këtë operacion u arrestuan edhe tre shqiptarë në Gjermani dhe pritet ekstradimi i tyre në Francë, ndërsa bastisje dhe hetime po vijojnë edhe në Zvicër. Operacioni për kapjen e këtij rrjeti të drogës është realizuar nga policitë e Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. U arrestuan rreth 50 veta, kryesisht emigrantë shqiptarë të përfshirë në këtë rrjet. Policia gjatë arrestimit ka aktivizuar rreth 200 pjesëtarë të njësiteve speciale dhe 500 policë të uniformuar në qytetin Mulhouse. (A.Martini