ARSIM SINANI-40 minuta dhe tarabuka
Të isha deputet në Parlamentin e Maqedonisë do mendoja shumë gjatë se si do të votoja atë natë se çfarë vendimi do të merrja pas fjalimit 40 minutësh i cili tregoi se sa i fortë është “kryeministri jonë i dashur Nikolla Gruevskiâ€. Personalisht do mendoja gjatë dhe s’do mend se do të votoja ashtu si duan shqiptarët
Cili është mësimi që shqiptarët duhet ta marrin nga fjalimi 40 minutësh i kryeministrit Gruevski. Çka tha ne 40 minuta dhe cilat ishin mesazhet e tij. Analize e fjalimit dhe diskutim nga këndvështrimi i një shqiptari të rëndomtë. Qeveria nuk rra kjo është një çështje që qarqet politike brenda partnerëve të koalicionit e kanë ditur që në ditën e parë, por megjithatë një lëvizje e suksesshme sipas pozitës VMRO dhe BDI. Realisht është pritur që lideri i pozitës shqiptare z.Ali Ahmeti do të thotë diç më shumë nga fjalimi i tij por me gjasë ka ndonjë marrëveshje nën tavolinë në mes partnerëve të koalicionit këtë do e shohim në vazhdim. Personalisht prita se z.Ahmeti do të thotë më shumë dhe se shansin e kishte të bëjë një gjë të tillë, por ai zgjodhi që të thotë se nuk duhet të luhet me marrëdhëniet ndërnacionale, pajtohem plotësisht me këtë. Ajo me të cilën nuk pajtohem është se shqiptarët realisht kërkojnë më shumë rezultate nga partia shqiptare në pushtet BDI, më shumë punësime, më shumë projekte kapitale për shqiptarët. Përfshirë edhe qytetin e Kërçovës që të bëhet nga tre komuna një komunë unike këto janë shqetësimet që ne i kemi. Them nga ajo që dëgjoj nga shkoj, shqiptarët duan rezultatet këtë e kërkojnë nga z.Ahmeti dhe bashkëpartiakët e tij.
Të kthehem ta fjalimi shumë i sigurt i kryeministrit Nikolla Gruevski i cili demonstroi se është shumë i fortë dhe se çdo gjë e bën në mënyrë shumë të saktë dhe qartë dhe maqedonasit realisht duhet të krenohen se kanë një kryeministër të këtillë i cili e din se cka kërkon, pavarësisht se unë mendoj se ai ka një zbehje sepse pushteti të lodhë duke e pasur vazhdimisht sepse të humb kreativiteti. Por me paraqitjen e tij Nikolla Gruevski tregoi se ka motiv për punë. Ajo që mendoj se kryeministri do duhej ta kuptojë pavarësisht se këtë nuk e di a ia thonë apo jo ministrat e tij shqiptar është se shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen që pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që i ka brenda në qeveri shumë dhe me të cilët tërë ditën mban mbledhje që të trajtohen si njerëz të dorës së dytë. E kuptoj se i duhen pikë për te elektorati maqedonas por kjo çështje kërkon zgjidhje. Shqiptarët bënë një marrëveshje dhe duan që ta jetësojnë këtë marrëveshje, shqiptarët duan që edhe pjesëtarët e UÇK-së të jenë pjesë e këtij shteti sepse u nënshkrua një marrëveshje e cila garanton dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet palëve. Kryeministri demonstroi se ka energji por ai duhet ta kuptojë se shqiptarët duan perspektiva, duan të jetojnë të lirë ta gëzojnë jetën e tyre, të munden ta shijojnë diellin ashtu siç e shijojnë edhe maqedonasit. Krejt 40 minutëshin do e quaja një spektakël të bukur politik i cili rezultoi me mbijetesë të këtij koalicioni. Fat i mirë për kryeministrin është se deputet shqiptar nuk gjetën guxim ti përgjigjen dhe në momentet e fundit të dalin pak në pauze ta shihte se çka mendojnë shqiptarët. Por ja që për hir të interesave më të mëdha vazhdoi të ekzistojë kjo qeveri. Të isha deputet në Parlamentin e Maqedonisë do mendoja shumë gjatë se si do të votoja atë natë se çfarë vendimi do të merrja pas fjalimit 40 minutësh i cili tregoi se sa i fortë është “kryeministri jonë i dashur Nikolla Gruevskiâ€. Personalisht do mendoja gjatë dhe s’do mend se do të votoja ashtu si duan shqiptarët.
Megjithatë tani është koha për veprim politik për Bashkimin Demokratik për Integrim sepse nëse gjatë kësaj periudhë nuk ndryshon situata dhe nuk fillojnë shqiptarët të përfitojnë dicka nga kjo qeverisje do e kenë shumë vështirë sepse elektorati ka një lodhje të madhe dhe do më shumë, do perspektiva. Miku im Ali Ahmeti duhet ta kuptojë se shqiptarët përveç se e votuan fuqishëm më shumë se 11 vite kërkojnë me të drejtë që jeta e tyre të merr kuptim, të bëhet me perspektiva. Dhe po e marr si shembull këto ditë e përcolla një shokun tim të jetës që për shkak se nuk arriti të punësohet diku si intelektual i morri valixhet dhe iku ne perëndim duke e lënë familjen këtu sepse nuk arriti që të bëjë një jetë për të cilën ishte angazhuar tërë jetën, Do doja që mos të shoh shqiptar që ikin sepse skano çka të bëjnë këtu sepse është e dhimbshme të ndodhin gjëra të këtillë posaçërisht kur u ndodhin intelektualëve kjo flet se sa ne duhet të ndryshojmë.
Tentimi i rrëzimit të qeverisë sipas opozitës LSDM, PDSH dhe RDK ishte një sukses sepse sipas tyre ata arritën ta demaskojnë lojën politike në terrenin të quajtur Maqedoni. Ajo që ndodhi për herë të parë dhe duhet thënë se ishte potez politik i menduar mirë ishte se z.Menduh Thaci hapur e mbështeti BDI-në duke mos ja rrezikuar pozitat në qeveri që tregon se shqiptarët ia kundërpërgjigjën ligjit të “branitellëveâ€.
Ajo çka po ndodh tanimë pas është vetëm një lojë e cila do shfrytëzohet për poenë politikë nga të gjithë, por zgjedhje do kemi kur të shohim.
Sipas të dy koncepteve sukses patën të dy palët dhe kjo çështje u mbyll me sukses, pa fitues
Një miku im intelektual të cilin e çmoj shumë më tha Arsim mirë do të jetë shqiptarët ta marrin tarabukën nëse s’munden të bëjnë asgjë të paktën të bëjmë zef. Kjo ishte simbolika e tarabukës dhe fjalimit 40 minutësh. Fundja vjeshtë është të bëjmë pak zef se boll u lodhëm nga maratona e fjalimeve, ta dëgjojmë pak zërin e tarabukës.