Dy here flitet ne mulli.
- Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
- Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
- Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
- Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
- Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
- Çdo pësim është dhe mësim.
- Ç’e do mallin , e ç’e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
- Çfarë bën i ati, e heq i biri.
- Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
- Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
- Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
- Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
- Cjapi mish e dhia tave.
- Çka mbjell korr. (populli)
- Ç’kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
- Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
- Dardha bie nen dardhe. (populli)
- Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
- Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
- Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
- Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
- Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
- Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
- Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
- Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
- Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
- Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
- Dimri ha dhe kashten.
- Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
- Dita ka sy, nata ka veshe.
- Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
- Djali i pa nënë, si nata pa henë.
- Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
- Do dhe thele mbi bisht.
- Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
- Dora jote, mëma jote.
- Dora që nuk kafshohet, puthet.
- Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
- Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
- Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
- Durimi është më e madhja trimëri.
- Durimi ka dhe kufi.
- Dy atllar në një mullar.
- Dy duar për një kokë.
- Dy here flitet ne mulli.
- Dy mace, mundin një luan.