Dalja nga Qeveria s’e amniston BDI-në
Analisti Ismail Sinani thotë se BDI nuk amnistohen nga fajësia , nëse jep dorëheqje nga Qeveria pas kalimit të atij Ligji. “Nuk do të kisha dashur që një ligj i tillë të kalojë në Parlament, mirëpo, nëse kalon, atëherë padyshim se përgjegjësia bie edhe mbi Bashkimin Demokratik për Integrim, I cili ka qenë pjesëmarrës në koalicionin qeverisës në gjithë këtë periudhë. Edhe nëse BDI jep dorëheqje nga Qeveria pas kalimit të atij Ligji, nuk amnistohet nga fajësia”, thotë Sinani për “Lajm”. Ai thotë se si pjesëmarrëse e deritanishme në qeveri , BDI është dashur që ti shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që një ligj i tillë në asnjë mënyrë mos kalojë, madje është dashur që deri më tani ta kishte zgjidhur statusin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të rënë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. “Padyshim, përgjegjësi ka edhe Nikolla Gruevski, sepse në fund të fundit ai është kryeministër i këtij vendi dhe është i vetëdijshëm se një ligj i tillë do ti ngrejë tensionet ndëretnike në vend, por megjithatë faji kryesisht i mbetet BDI-së, sepse është dashur me kohë ti mbyllë këto çështje dhe jo ne sot në vitin 2012 të merremi me çështje të këtilla, të cilat në çdo vend të qytetëruar apo të civilizuar do të ishin konsideruar shumë qesharake”, thotë Sinani, duke shtuar se nëse miratohet Ligji i Branitellëve, BDI do të mbajë përgjegjësi politike, çmimin e së cilës do ta caktojnë vetë qytetarët, apo votuesit shqiptar.
“Nuk amnistohet, nuk ka amnisti për një vepër 10-të vjeçare duke i ditur të gjitha vuajtjet që kanë ndodhur. E gjithë kjo nuk i amniston, por me dalje nga koalicioni, ose me një ‘shtrëngim dhëmbësh’ real duke mos lëshuar pe është fillim i ndërgjegjësimit dhe absolutisht jo i amnistimit, edhe pse kjo nuk vjen si pasojë direkte, por vjen si pasojë indirekte”, thotë Hoda për “Lajm”. Ai sqaron se Ligji për branitellët veç më funksionon , ndërsa ky që është propozuar tani nga VMRO ka vetëm pak makijazh. “Është i njëjti Ligj që është votuar në vitin 2002 dhe është plotësuar në vitin 2007. Është Ligj që ka funksionuar në Kushtetutën e ish Jugosllavisë për luftëtarët e LNÇ-së, ku abrogohet e drejta për ballistët, p r ata që kanë luftuar kundër, ku na fusin neve si UÇK dhe i njëjti Ligj në vitin 2007 ka hyrë në suaza të ligjit për përfitime të veçantë për pjesëtarët e rendit dhe branitellët janë barazuar me ata”, thotë Hoxha, duke shtuar se partitë shqiptare nuk kanë marrë guximin që ta pranojnë publikisht këtë realitet. Sipas tij ky është edhe shkaku që partitë politike shqiptare nuk bëjnë shumë zë, sepse, siç thotë ai, të dyja janë fajtore, pasi ata kanë përfitime që 10 vite. “Me këtë që bën Gruevski tani, ai po i nënçmon publikisht. Sigurisht që fajin e kanë subjektet politike shqiptare, konkretisht BDI-ja, së pari me fshehjen e realitetit dhe së dyti ajo po i shfrytëzon vlerat e luftës pa ua kthyer absolutisht dëshmorëve. Ne gjithmonë kemi thënë se prioritare për dëshmorët për ushtarët e UÇK-së, është zgjedhja e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që nuk është bërë dhe kur të zgjidhet ky status automatikisht përfitojnë edhe dëshmorët”, thotë Hoga, duke shtuar se pa rikthimin e nderit, krenarisë dhe qëllimit është vetëm nënçmim dhënia e një lëmoshe familjeve të dëshmorëve, kur nuk arsyetohet ajo se pse kanë rënë dëshmorët.
BDI: Nëse kalon Ligji i branitellëve do ti shfrytëzojmë të gjitha opsionet
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani ka deklaruar se deri te Parlamenti është parashtruar kërkesë që në Ligjin e propozuar për të drejtat e posaçme të branitellave të futen edhe pjesëtarët e UÇK-së, ose në të kundërtën ligji të tërhiqet. “Po qe se propozimi ynë nuk pranohet, ndërsa Ligji për të drejtat e posaçme të branitellave votohet, atëherë ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet që i kemi në dispozicion”, thotë Osmani. Ndryshe, ai shprehet se situata në të cilën tani gjendet BDI si parti, aspak nuk është e mirë dhe nuk iu përgjigjet.