Dy shqiptarë kapen me drogë në Cyrih
Policia zvicerane arrestoi mbrëmë katër veta në Cyrih, dy prej të cilëve janë identifikuar si shtetas shqiptar. Dy shqiptarët u kapën me ç`rast pas një kontrolli tek ta u gjet një sasi droge, 65 gram kokainë dhe 2.500 franga zvicerane.
Dy shtetasit të moshës 28 dhe 36 edhe më parë ishin dënuar me 3 muaj burg me kusht. Ndaj tyre gjithashtu u shqiptua edhe masa e ndalesës për hyrje në territorin zviceran për 10 vite.