Studim për dhunën në familje
Nga dhuna më së shumti vuajnë gratë që nuk janë të punësuara, të cilat kanë arsim të ulët dhe që jetojnë në fshatra, njofton hulumtimi i fundit mbi situatën e dhunës në familjet në Maqedoni. Është zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa ishin përfshirë 2.100 njerëz. “Studimi tregoi se 60 për qind e viktimave të dhunës në familje janë femra të moshës mes 30 dhe 64 vjeçare, 80 për qind e grave viktima të dhunës fizike janë të papunë ose jo aktive, gratë me arsim të mesëm ose arsim fillor janë shpesh viktima të dhunës në familje ndërsa përqendrimi më i madh i dhunës fizike ekziston në mesin e grave të reja dhe në grupet më të moshuara të burrave”, tha Spiro Ristovski – Ministër i Punës dhe Politikës Sociale. Për dhunë seksuale janë raportuar 18 raste. Shumica e autorëve të të gjitha formave të dhunës ishin burrat me 62 për qind. Pjesa tjetër janë gra. Më së shumti dhunë kanë kryer gratë dhe vjehrrat. Autoritetet thonë se qytetarët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm dhe gjithnjë e më shumë inkurajohen ta raportojnë dhunën në familje dhe këtë më së shumti e bëjnë gratë.”Gjasat se dhuna do të raportohet është shumë më e vogël tek meshkujt se sa te femrat. Kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, do të thotë meshkujt rrallë raportojnë dhunë dhe nëse e raportojnë dhunën shpesh e bëjnë në institucionet e policisë”, tha Vesna Xhuteska Bisheva- përfaqësues i PNUD-it. Hulumtimi është kryer në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Është konkluduar se lufta kundër dhunës në familje duhet të vazhdojë me programe për fuqizimin ekonomik të viktimave dhe ndërtimin e masave për mbrojtjen e tyre, si dhe me fushata të vazhdueshme që do të arrijnë deri te të gjitha grupet në shoqëri, sidomos te të rinjtë