28 NËNTOR MË JEP LLOGARI ⁉️
I
Pse Nëntorë më zvogëlove
Pse Nëntorë më copëtove
Pse Nëntorë më ndave Shqipërinë
Shumë keq Nëntorë ma vure kufinë
ll
Po t’pyes Nëntorë ku është Janina
Ku ka pas luftu Ali Pash Tepelena
Ku është Nëntorë toka e Çamërisë
I vure kufijtë dhe ja le Greqisë
lll
Ku është Shkupi dhe Tetova
Ku është Gostivari dhe Kumanova
Ku është Dibra dhe Kërçova
Ku është Struga dhe Ohri
Maqedoni pa luftë ti mori
lV
Ku është Drenica e Podujeva
Ku është Mitrovica e Malisheva
Ku është Bujanovci e Presheva
Ku është Prizereni e Gjilani
Ku është Peja e Deçani
Ku janë Gjakovë e Prishtinë
Ja dhe Serbisë dhe na vun kufinë
V
Ti Nëntorë të përgjigesh i pari
Ku janë Ulqini dhe Tivari
Ku e ke Plavë e Guci
Pse ja dhurove Malit të Zi
E ndave copa-copa Shqipërinë
Zmadhove fqinjët Greqinë e Serbinë
Vl
Nëntorë ke shumë për të dhënë llogari
Se këtë cop vend që ti e quan Shqipëri
Me flamurin që e ngrite në Vlorë
E zvogëlove e bëre sa një dorë.
Vll
Pergjegjësi shum të madhe ke
E deshëm Shqipërinë ashtu siç qe
Se aty ku flitet shqip dhe ka shqipëtarë
E deshëm një shtet siç ishte më parë.
Vlll
Ti Nëntorë po mburresh me festa
Por Shqipëtarëve ju ka vdekur shpresa
Aaah, Nëntor do të të puth tek kalendari
Vetëm kur i bashkuar do festoj Shqiptari.
lX
Plaku i Vlorës shpalli Pamvarsinë
Po s’dinte kufinë ku kishte Shqipërinë
Ju tha në Vlorë jemi të mos’mvarur
A thua se dinte sa tokë i kanë marrur.
X
Nëntorë sa të jesh do japësh llogari
Se ku flitet shqip e deshëm Shqipëri
lnshaAllah shum shpejt ajo ditë do vij
Vetëm atëherë do mbyllej kjo Padrejtësi.!?
Pergatiti :
Rushit Radomira FERATI .🇦🇱
28 ~ Nëntor ~ 2023