“Queen” ishte një nga grupet më ikonike të viteve 1970-1980, kryesisht për shkak të zërit të talentuar dhe prezencës ekstravagante në skenë të këngëtarit të tij Fredi Mërkuri. Ai këndoi për 21 vite me grupin.

Pas vdekjes së tij nga AIDS, bota e muzikës nuk qe më e njëjta. Po si lindi grupi legjendar, dhe cili ishte në të vërtetë Fred Mërkuri?

Grupi u formua në Londër në vitin 1970. Anëtarët e sajk origjinalë ishin Brajan Mej në kitarë, Roxher Tejlor në bateri, Xhon Dikon në kitarë bas, dhe Fredi Merkuri këngëtar. Ata praktikoheshin pa pushim në studion e tyre, derisa u gjendën në krye të hit-paradave në mbarë botën.

Emri i vërtetë i Merkuri ishte Faruk Bulsara. Ai lindi në Zanzibar të Afrikës në vitin 1946. Prindërit e tij kishin shkuar atje nga India, në mënyrë që babai i tij të mund të ruante punën në administratën e Perandorisë Britanike. Ata ishin Parsis, pra me prejardhje iraniane, dhe paraardhësit e tyre kishin shkuar në Indi gjatë pushtimeve arabe të shekullit VII-VIII.

Parsit ishin historikisht Zoroastrianë, ndjekës të atij që është me gjasë besimi më i vjetër monoteist në botë. Zoroastra, ose Zarathustra, ishte profeti i Zoroastrianizmit dhe jetoi në Iran në një periudhë të panjohur, por me siguri disa shekuj para lindjes së Krishtit. Fjala “yll” vjen pa dyshim nga “Zoroaster”. Nisur nga kjo, kjo fe mbështetet shumë tek astrologjia.

Edhe pse u lind në Zanzibar, Mërkuri u dërgua për të studiuar në shkollën e Shën Pjetrit, një shkollë e stilit britanik pranë Bombeit në Indi. Atje, ai mori mësimet e para në piano, dhe formoi një grup muzikor me disa shokë të tij.

Për shkak të Revolucionit në Zanzibar në vitin 1964, në të cilën nacionalistët afrikanë përmbysën sulltanin dhe qeverinë e tij, familja Bulsara shkoi në Angli, dhe u vendos të banojë në Feltham, një zonë që tani është pjesë e Londrës.

Fredi u bë shpejt i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai mund të luante mjeshtërisht në piano dhe kishte një ndjenjë të lindur të ritmit. Ai është lavdëruar vazhdimisht si vokalisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kur Fredi u bashkua me “Smile”, grupi u shpërbë, ndaj ai e riemërtoi emrin si “Queen”.

Faruk ndryshoi emrin në “Fredi”, që ishte më britanik. Përkundër rrënjëve të tij Zoroastriane dhe përdorimit të simboleve astrologjike në logon e grupit, Mërkuri nuk besonte tek astrologjia.

Albumi i parë i “Queen” nuk tërhoqi ndonjë vëmendje të veçantë, por ai arriti të krijojë përshtypje të mjaftueshme pozitive, për t’a vënë grupin në rrugën e duhur drejt një suksesi madhështor.

Një nga perlat e grupit “Bohemian Rhapsody”, e shkruar tërësisht nga Fredi Mërkuri në shtëpinë e tij në Londër, mori 3 javë për t’u regjistruar, dhe në disa seksione kishte mbi 180 dubla. U përdorën plot 4 studio regjistrimi, për të regjistruar plotësisht këtë këngë. Dhe u bë një hitet më të shitura të të gjitha kohërave.

Për vite më rradhë fansat e “Queen”, u përpoqën të deshifrojnë se çfarë është kuptimi ka në thelb teksti i “Bohemian Rhapsody”. Ai flet për Kuranin, Djallin, Galileun dhe varfërinë, ndër shumë gjëra të tjera. Fredi, që shkroi tekstet, këmbëngulte se ato janë fraza të pakuptimta, vetëm “absurdite që ritmojnë”.

Këngëtari i donte macet. Ai mbante zakonisht 10 mace. Dhe kur pati para të mjaftueshme për të blerë vilën e tij, i rregulloi secilës nga macet dhomën e vet të gjumit. Kur ishte nëpër turne, ai do të telefonte në shtëpi, dhe do të këmbëngulte të fliste me to.

“Show must go on” u shkrua nga Brajan Mej në nder të luftës së vazhdueshme të Fredit me sëmundjen e SIDA-s, dhe përpjekjet për të vazhduar të këndojë, pavarësisht kësaj. Kënga u publikua në tetor 1991, vetëm një muaj para se Fredi të ndërronte jetë. Ai nuk e bëri publike sëmundjen e tij deri në 24 orë, para se të vdiste. Mërkuri vdiq nga pneumonia bronkiale, e shkaktuar nga ndërlikimet që sillte sëmundja e AIDS.

Shpërndaje në