Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka thënë se edhe BE’ja do të tërhiqet nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Ajo ka deklaruar se edhe ata kanë dilema si Ambasada e SHBA’së për këtë proces.

“I kemi marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka dilemat e veta dhe ka vendosur që po ashtu të tërhiqet nga procesi, përderisa ai të mos rishikohet në tërësi dhe të kryhet në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse”, ka thënë Zhivalj për Klan Kosova.

Ambasada Amerikane në Prishtinë dje me anë të në njoftimi ka bërë të ditur se janë larguar nga ky proces duke ka thënë se ka mungesë të transparencës.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, një drejtor dhe një zyrtar ligjor, janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përcjell Bota Sot.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Shoqërohet në polici kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, flet avokati i tij

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, së bashku me ish-nënkryetarin e kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi, është shoqëruar në polici sot pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Haki Rugovës, Besnik Berisha, i cili deklaroi se shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Po, është e vërtetë se pasdite në polici është shoqëruar zoti Rugova, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, për të sqaruar nënshkrimin e kontratave nga ish- nënkryetari Lulzim Blakaj. Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi. Ndalimi i tij mund të jetë i motivuar nga gjithçka tjetër, për nuk është aspak i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj apo në shkaqe që vërteton Kodi i Procedurës Penale. Pavarësisht faktit se ai sonte është në cilësinë e të dyshuarit dhe të ndaluarit, në një proces të drejtë dhe të ligjshëm do të provohet se ai është viktimë e një urdhri të kundërligjshëm për ndalim, e jo shkelës i ligjit në çështjen nën hetim. Zoti Rugova së shpejti do t’i kthehet faqebardhë familjes së tij dhe punës së tij, si kryetari i Komunës, ndërkaq prokuroria do të konfirmohet se ka mungesë të objektivitetit në interpretimin e ligjit”, tha Berisha.

***

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Rugova është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.

Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj dhe një zyrtar tjetër.

Lajmin për arrestimin e të njëjtëve, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj.

150 shtetas të Kosovës të martën kthehen nga Suedia, Finlanda e Norvegjia Ambasada e Kosovës në Stokholm njofton se ka përfunduar lista prej 150 personash që do të kthehen në Kosovë.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ata do të kthehen të martën nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia.

Në këtë njoftim thuhet se shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Ambasadës në Stokholm

Të nderuar bashkatdhetarë, qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju njoftojmë se është përfunduar lista prej 150 shtetasve tanë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia që me datë 5 maj do të udhëtojnē për Prishtinë. Shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasades.

Udhëtaret që vijnë me Finnair nga Finlanda, do të drejtohen nga stafi i aeroportit.

Biletat nuk keni nevoje t’i shtypni, mjaftojnë ato qe i keni pranuar në email nga agjensioni. Stafi i aeroportit tashmë posedon listen e atyre që do të udhetojnë.

Mos u merakosni nëse ju kanë skaduar vizat. Ambasada është përkujdesur që të njoftojë Policinë Kufitare të Finlandës dhe Suedisë për udhetimin tuaj.

Për çfarëdo sqarimi shtesë apo emergjence eventuale, ju që do të udhëtoni me këtë aeroplan, ju lutemi të na kontaktoni në numrin emergjent të ambasadës:
00 46 73-508 60 99
Ky numer do të jetë ne dispozicionin tuaj 24 ore deri në ditën e fluturimit.

Për qytetarët tanē tjerē të mbetur, e që kanē dorëzuar kërkesa për kthim, ju sigurojmë që jeni në listë për fluturimin e radhës i cili do të përcaktohet nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës në varësi të krijimit të rrethanave të përshtatshme. Pēr çdo gjë që doni të dini, mund të na shkruani nē: [email protected]

Tani për tani nuk jemi ne dijeni se kur do te ndodhë fluturimi i radhës, por do t’ju njoftojmë me kohë posa të marrim lajmin.

Ky ishte një muaj i rëndë dhe sfidues për të gjithë ne. Ju faleminderojmë shumë për bashkëpunimin, mirekuptimin, durimin dhe respektimin e ambasadës suaj dhe rrjedhimisht edhe shtetit tuaj. Ne do të vazhdojmē të ju qendrojmē pranē si deri me tani.

Së bashku jemi më të fortë, së bashku do t’ia dalim!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës ka njoftuar edhe se Kurti ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen në emër të Qeverisë në lidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30.04.2020.

“Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thekson komunikata.

Zyra e Kryeministrit po ashtu ka publikuar përgjigjen e Kurtit për Gjykatën Kushtetuese, për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit si Kryeministër.

Lajmi konfirmohet nga burime të Gjykatës Kushtetuese, sipas Ora News.

Ndërkohë, edhe avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci njoftimi përmes një postimi në Facebook se dekreti është pezulluar

Ai ka thënë se Kosova nuk po mundet me një qeveri e jo më me dy.

Albin Kurti e ka shkarkuar Këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, i cili ripsërsëri një ditë më parë deklaratat se UÇK dhe ushtarët kanë kryer krime. Këto deklarata Gashi i kishte bërë prej kohësh, shumë para se të bëhej Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar. Në njoftimin e publikuar, Kurti ka thënë se e çmon mendimin kritik të Gashit dhe kërkon që debatin ta vazhdojë nga një pozitë joqeveritare.

Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin. Këtë e ka bërë të ditur me një status në FB.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti.

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.

Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.

Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.

Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty.

“Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës. Prandaj, për mos me dhanë përgjegjësi për çështjen e të zhdukurve, ish-liderët e UÇK-së – shumë prej të cilëve edhe të korruptuem – mund të bëjnë, qysh e dëshmon e kaluemja e tyre, lëshime të mëdha në pikën kryesore të këtyre negociatave: me e nënshkruejtë statusin ‘europian’ për sërbët e Kosovës”, shkruante Gashi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Gazeta Express.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19, shkruan Express.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, pasi Kuvendi e rrëzoi qeverinë e tij mbrëmjen e djeshme.

Kurti nis shkrimin e tij duke thënë se “ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, duke thënë se asgjë nuk do ta ndalë Vetëvendosjen dhe të ardhmen e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i rrëzuar me 82 vota pro, shkruan se “ne do të fitojmë” dhe “e ardhmja është e jona”.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky Kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, ka shkruar Kurti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nga 117 deputetët të pranishëm në sallë 82 kanë votuar pro 32 kundër dhe 1 apstenim.

Kundër kanë qenë 29 deputetët e LVV-së dhe tre të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Qeveria Kurti arriti të rrëzohet përmes votave të partive opozitare.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj gjithë atyre që e akuzuan atë se po dorëzohet nga posti i kryeministrit, raporton “Zeri.info”.

Kurti me këtë rast ka thënë se ai nuk është duke dhënë dorëheqje, por është duke u rrëzuar nga deputetët e Kuvendit.

“U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër unë qëndroj, kam qëndruar 4 minuta si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por u bë mirë që shkova aty e e mësova të vërtetën”, tha Kurti.“Te kjo puna e konsultimit, më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe tash po më njoftojnë se hard-disku s’e paska regjistru transkriptën fare. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm Qeveria, jo prokuroria, gjyqësia, shëndetësia e as ekonomia, veq kjo qeveria ka ndryshu e edhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni”, ka thënë tutje i pari i Qeverisë