Valon Berisha për 7 milion euro kalon në Sampdoria
Mesfushori i RB Salzburgut, Valon Berisha, pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Sampdoria të enjten, pasi është arritur marrëveshja prej shtatë milionë eurosh plus bonuset.
Përfaqësuesi i Kosovës, i cili deri në vitin 2016 ka luajtur për Norvegjinë, ka pasur një sezon mbresëlënës, prandaj shërbimet e tij kërkohen nga klubet e ligave kryesore.
Në 45 ndeshje për Red Bull Salzburgun ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.
Përkundër interesimit nga Lazio, ai ka arritur marrëveshje që të transferohet te Sampdoria, ndërsa klubi italian do të paguajë shtatë milionë euro dhe bonuse të lidhura me paraqitjen e tij.
Sipas Sky Sport Italia, të enjten Berisha do të arrijë në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Valoni rrjedh nga Akademi e klubit norvegjez Egersund, ku vetëm një sezon është angazhuar në ekipin e parë.
Gjatë viteve 2010-2012 ishte pjesë e Vikingut, ndërsa më pas u transferua në Austri te Salzburgu