Reagon Ambasada Amerikane: Dhuna jodemokratike, duhet të ndalojë
Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme.
Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.
Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi.
Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.
Shpërndaje artikullin në: