Presidenti afgan fton talebanët për bisedime paqeje
Presidenti afgan, Ashraf Ghani u kërkoi sot talebanëve që të angazhoheshin në bisedime serioze me qeverinë e Kabulit, pas shumë ditësh negociatash në Doha mes grupeve të kryengritësve dhe përfaqësuesit amerikanë.
“U bëj thirrje talebanëve (…) që të tregojnë vullnetin e tyre, që të pranojnë kërkesat për paqe të afganëve dhe që të zhvillojnë bisedime serioze e qeverinë e Afganistanit”, deklaroi ai në një fjalim nga pallati presidencial në Kabul, të transmetuar nga televizioni kombëtar.
SHBA-ja u paraqiti në detaje autoriteteve afgane përparimet e arritura gjatë një jave negociatash me talebanët në Katar duke u garantuar se vendosja e një dialogu mes afganëve qëndronte për Uashingtonin një përparësi, njoftoi sot presidenca afgane.
I dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad që foli të shtunën në mbrëmje për progres të rëndësishëm në përfundim të këtyre gjashtë ditëve bisedime me kryengritësit, mbërriti në Kabul, ku dje në mbrëmje takoi presidentin, Ashraf Ghani.
Autoritetet afgane ankohen prej shumë kohësh se talebanët përpiqen t’i përjashtojnë nga bisedimet, që synojnë krijimin e një kuadri për bisedime të vërteta paqeje, pas 17 vitesh konflikt të përgjakshëm.