Policia ndalon ish ministrat e bujqësisë në kohën e VMRO-së
Ish ministrat dhe zv.ministrat e bujqësisë, Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov, Hristijan Delev dhe Lupço Dimovski janë ndaluar nga policia. Prokuroria për krim të organizuar të njëjtit i ndjek për abuzim me detyrën zyrtare derisa kanë qenë në funksion gjatë qeverisë së VMRO DPMNE-së. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë. Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.
Për tre prej tyre kërkoj masën e paraburgimit ndërsa për njërin, për shkaqe shëndetësore pasi na sollën dokumentacion mjekësorë, e ndryshova propozimin nga paraburgim në arrest shtëpiak. P: Për këtë bëhet fjalë? S’mund të them, në procedurë hetimore nuk përmendën emra, mundem vetëm iniciale” -tha Vilma Ruskoska, prokuroria e krimit të organizuar
Ruskoska nuk zbuloi se për cilin e ka ndryshuar qëndrimin dhe ka kërkuar masa më të buta. Megjithatë, për deputetin e dyshuar të Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski, gjykata ka kërkuar dritën e gjelbër për paraburgim nga Parlamenti, sepse ai ka imunitet parlamentar. Javën e ardhshme Gjykata pritet të vendosë për masën ndaj tij. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk zbuloi detajet e rastit. Ai vetëm vuri në dukje se, me urdhër të prokurorisë, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Penale.
Ne në bashkëpunim me prokurorinë kishim sot aktivitet dhe janë siguruar të gjithë personat e listuar në kallëzim. Për çfarë saktësisht bëhet fjalë? -Do ti merrni të gjithë informacionet kur të përfundojë ky proces, do të lëshojmë një deklaratë së bashku me prokurorinë publike” -u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
Aco Spasenovski, Mihail Cvetkov dhe Ljupço Dimovski ishin ministra në qeverinë e VMRO-DPMNEsë me propozimin e Partisë Socialiste të Ljubislav Ivanov-Xingo-s. Hristijan Delev ishte zëvendësministër me propozimin e VMRO DPMNE-së.
Bojan Stojanovski