Opozita i jep fund bojkotit, deputetët i kthehen diskutimeve në Kuvend
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar duket se opozita i është rikthyer normalisht punëve të Kuvendit.
Në mbledhjen e grupit të PD-së të mbajtur mëngjesin e sotëm u vendos që deputetët të marrin pjesë në komisionet parlamentare.
Kjo u reflektua në komisionin e Ekonomisë, i cili tashmë drejtohet nga ish- ministri Arben Ahmetaj, pasi Erjon Braçe mori detyrën e zv.kryeministrit.
Po ashtu deputetët ishin të pranishëm edhe në Komisionin për Edukimin dhe Median ku kërkuan shfuqizimin e plotë të ligjit për arsimin e lartë
Shpërndaje artikullin në: