NË ZVICËR LANSOHET BIRRA ME SIMBOLIN E SHQIPONJËS
Një fotografi e një shishe birre po qarkullon në rrjetin social Facebook të cilën në treg e ka hedhur kompania “Luzerner Bier”.
Në shishen e birrës janë stampuar duart që bëjnë shqiponjën, simbol ky edhe i shqiptarëve.
Përveç kësaj, kompania ka treguar përbërjen e birrës ka shprehur dëshirën që sonte ekipi kombëtar i Zvicrës të fitojë ndeshjen që luan kundër Kostarikës.
“Sonte duam të fitojmë dhe të fluturojmë në raundin e dytë”, shkruan në postimin e “Luzerner Bier”.
Kryqëzimi i duarve me simbolin e shqiponjës është bërë hit në tërë botën pasi që të premten dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat e shënuar kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës.
Njëjtë festoi edhe kolegu i tyre Stephan Lincheister i cili u dënua nga FIFA me 5 mijë franga.
Me nga 10 mijë franga janë dënuar futbollistët shqiptarë Xhaka dhe Shaqiri.