Ndryshime rrënjësore në qeverinë Rama: Ja ministrat që ikin dhe emrat që vijnë
Nga Asambleja e PS, kryeministri Rama lajmëroi ndryshime të forta në kabinetin qeveritar.
Rama tha se çdo anëtar i kabinetit qeveritar që ka bërë 5 vite do të largohet, ndërsa theksoi se qeveria e re do ketë 50% gra.
“Të gjithë ata që kanë mbi 5 vjet në kabinet duhet t’ja lënë vendin të tjerëve. Jam kundër rezultatit të çdo sektori..”, u shpreh Rama.
Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.
Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Elva Margariti në Ministrinë e Kulturës
Solina Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.
Largohet zv. kryeministrja Senida Mesi do të zëvendësohet nga Erion Braçe.
Kryeministri Rama ka ndryshuar sot thuajse gjithë kabinetin qeveritar.
Po çfarë përfaqësojnë emrat e rinj?
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Besa Shahini.
Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është nga Kosova.
Nuk ka patur qëndrime të dallueshme publike mbi problemet e arsimit në Shqipëri, veçanërisht për protestat e studentëve, me sa duket është ende në fazën e njohjes.
Besa Shahini
Zv.kryeministri
Zv.kryeministrja Senida Mesi është zëvendësuar me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.
Braçe ka qenë një ish-zë kritik, por muajt e fundit u shndërrua gradualisht në një pasiv shembullor.
Së fundmi u bë urë për emërimin në Bankën e Shqipërisë së një prej ikonave të korrupsionit berishian, Ridvan Bode.
Erion Braçe
Financat
Arben Ahmetaj, ministri i Financave është zëvendësuar sot nga Anila Denaj.
Kjo e fundit mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njè nga institucionet më të akuzuara për korrupsion.
As Anila Denaj nuk është e njohur në radhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar privat.
Anila Denaj
Ministri i Jashtëm
Ditmir Bushati është zëvendësuar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Genti Cakaj.
Ky i fundit ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit.
Edhe Cakaj është nga Kosova.
Në muajin qershor mori postin e ri zv.ministrit.
I kanè vènè shpesh në dukje që duhet të përmirësojë shqipen letrare.
Genti Caka
Infrastruktura
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut.
Kjo e fundit ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil dhe njihet si person mëse i afërt i Ramës prej kohësh.
Belinda Balluku
Kultura
Një nga largimet e sotme ishte dhe ai i Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës.
Në vendin e saj është emëruar Elva Margariti Asllani, kjo e fundit është arkitekte e thjeshtë arredimesh.
Rama e ka njohur kur i mobiloi zyrën. E emëroi menjëherë këshilltare, më pas kordinatore të një projekti mbi fshatrat dhe tani ministre.
Elva Margariti
Bujqësia dhe Sipërmarrja
Blendi Çuçi është rikthyer në kabinetin Rama si zëvendësues i Niko Peleshit.
Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë.
I vetmi që ka një eksperiencë suksesi me reformën territoriale Çuçi tashme do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Eduard Shalsi dhe Blendi Çuçi
Parlamenti
Elisa Spiropali
Rama ka vendosur të riktheje edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin, ish drejtoreshën e Doganave e larguar prej aty pas akuzave për korrupsion.
E varfër në fjalor dhe në idetë politike, Elisa do mbahet mend për krahasimin e Ramës me Skënderbeun.
o.j/dita