Medri Lene-Mall dashurie
Do te ngrihem ngadale nga krevati,
dhe pse gjysme  te vdekur trupin e kam,
zvarr do te ec me kembe dhe me duar,
dhe ne porten tende do vij te trokas.
Ti do me hapesh deren ne kte ore te nates,
do te shohesh qe kembet s’po me mbajne,
une do te lutem me lotet qe me rrdhjedhin
te me shuash mallin qe kam per Ty , per pak.
I merzitur do me  ndihmosh qe te ngrihem,
do me pastrosh gjunje dhe duar qe jan vrare,
fjale nga goja Ti, nuk mund te nxjerresh
se malli per mua shume te ka marre.
Nga dritarja hena leshon driten e saj
dhe pse dua qe erresira te mbizoteroje
te me marre gjumi i rende i vdekjes
dhe mengjesi i afert mos te me zgjoje.
..Madi lene.
Dua te behem nje shqiponje
malet e larta te shetis,
te ndaloj shkembinjve madheshtor
dhe pyjet e medhenj te gjesdis.
Te kaloj dete dhe oqeane
fytyren e tokes t’ia percafoi,
nata te me zere rrugeve
ne strehen e saj te pushoj.
Te rri me yjet lart ne qiell
henen te veshtoj ne sy,
me dore te mbledh rrezet e diellit
dhe gjithcka ta sjell ne poezi.
Burimet ti kerkoj ku te jene,
nga uji i tyre  etjen te shuaj,
te ua sjell te paster dhe te ftohte
dhe vargjet ti thur te kulluara .
Te shetis gjithkund anembane
te futem ne cdo cep dhe  shpirt,
te perjetoi ate c’ka perjetojne te tjeret
dhe gjithcka ta sjell ne poezi.
Gabimet me pelqen ti godas,
te luftoi aty ku ka padrejtesi
dhe nese dikush keq me gjykon,
rendesi ka te gjendet ne poezi.
Dhe nese e vetme diku jam,
shpirti im  bredh gjithandej
qe te me mbledhe copza te argjendta
dhe une  ne vargje  ti sjell.
Ta marr ylberin e bukur,
me nje buzeqeshje te embel ta genjej,
te mundohem me penen time,
po aq te bukur ne poezi ta sjell.
Ti them dashurise se zjarrte
te rrije afer meje per pak caste,
te zbukuroi me te fleten e bardhe
dhe te krijoi  te bukura disa vargje.
Te ua servir te dashuruarve
dhe paster e bukur te ua sjell
te perjetojne vargjet e shkruara
Ndoshta, edhe pak qetesi.
Dhe frymen e jetes ti jap gurit
Ti jap gjithckaje nje kuptim,
yjet ti vargezoi ne vargje
gjithcka ta sjell ne poezi.
…Madri lene…