Mbi 700 minatorë të Trepçës vazhdojnë grevën edhe sot, çfarë po kërkojnë?
Mbi 700 minatorë po vazhdojnë grevën për të tretën ditë me radhë. Në dy ditët e para, disa prej tyre u është përkeqësuar gjendja dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Kryesindikalisti Ibrahim Jonuzi ka thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave: Ekzekutimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit dhe sigurimi shëndetësor dhe përmirësimi i kushteve të punës. Ndërkohë, Menaxhmenti i Trepçës ka dalë dje me një reagim ku ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të grevës, duke e quajtur edhe jo ligjore. Nga Qeveria kanë heshtur për këtë çështje.
Shpërndaje artikullin në: