Macron: Franca është e gatshme të bëhet organizatore donatorësh për Shqipërinë
Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se e ka ndjekur nga afër situatën e rëndë të tërmetit në Shqipëri.
Ai tha se është informuar nga kryeministri Rama për gjendjen e krijuar dhe se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez.
“Përjetuat një tërmet të tmerrshëm, mijëra njerëz pa strehë dhe ka shumë të vdekur”, tha ai.
Ai nënvizoi gjithashtu, se në Këshillin Europian javën që vjen, pritet që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.
“Franca është e gatshme të bëhet organizatorja e kësaj konference”, tha Macron.
Lajme të ngjajshme:
Basha:Ja 17 arsye pse Rama duhet të ishte dorëhequr. Por në fakt janë 17 fake news
Rama:Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B” por “një plan A”. Reagon ashpër Rusia
Pritje madhështore për Edi Ramën nga diaspora shqiptare në Athinë
Rama: 100 mln euro nga BE dhe BERZH,ja qytetet ku do përdoren