Kosovari pronar i Mercedesit më të vjetër
Mercedes është padyshim marka më e përdorur nga shqiptarët . Madje ata i qëndrojnë besnikë markës, edhe pse ka qenë një nga të parat që është futur në tregun e makinave në Shqipëri dhe Kosovë.
Por një lajm vjen për të gjithë adhuruesit e kësaj marke. Nuk bëhët fjalë për ndnjë risi, por për një model të vjetër të “Mercedes”. Është gjetur në Kosovë tipi më i vjetër i futur në tregun kosovar të makinave.
Bëhet fjalë për veturën e tipit “Mercedes”, makinë e cila është ndër seritë e para të kësaj marke.
Është prodhuar para më shumë se 60 vitesh.
Kjo makinë është blerë nga një qytetar i Drenasit, i cili pas modifikimit e ka kthyer atë në një automjet luksi.