Lideri Koreano-Verior, Kim Jong Un, ka arritur në Singapor për samitin e planifikuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi historik në mes të dy liderëve  do të mbahet në Singapor ditën e martë. Është hera e parë që një lider Koreano Verior të takohet me  një President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të arrijë në Singapor më vonë brenda ditës së sotme. Uashingtoni shpreson që ky takim do të arrijë marrëveshje për procesin e çarmatimit të Koresë Veriore.

Të dy liderët për rreth 18 muaj kanë pasur një marrëdhënie jo edhe të mirë me njëri tjetrin, duke e kërcënuar njëri tjetrin me luftë, deri sa befasisht kanë ndërruar rrugë dhe tani po takohen në një takim historik sy me sy

 

Shpërndaje artikullin në: