Ja historia tragjike e vdekjes së Michael Jacksonit
Histori tragjike u zbuluan për Michael Jackson pas autopsisë së tij kur vdiq në vitin 2009. Mbreti i Popit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Raporti i autopsisë u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë. Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike.
Kishte gjithashtu gjurmë të dukshme të operacioneve të shumta kozmetike, të realizuara gjatë jetës. Kishte dy plagë kirurgjikale prapa veshëve dhe dy të tjera në të dyja anët e hundës. Kishte gjithashtu plagë në pjesën e poshtme të qafës, në krahë dhe duar. Mjekët më vonë konkluduan se shumë nga këto ishin bërë nga operacionet e ndryshme. Michael Jackson bëri shumë operacione për të ndryshuar pamjen dhe për pasojë kishte tatuazhe kozmetike, konkretisht rreth buzës për t’i zhdukur vijën rozë.
Ylli i popit gjithashtu kishte një njollë mbi kokë, e cila ishte errësuar me tatuazh. Jackson ishte tullac dhe besohet se njolla në kokë dhe pa flokë, ishte për shkak të djegies që mori nga një aksident gjatë xhirimit të një reklame të pepsit në 1984.
Ai ishte duke xhiruar një shfaqje dhe po përdorte piroteknikën, kur flokët i morën zjarr. Atë kohë u trajtua për djegie të tmerrshme të shkallës së dytë dhe të tretë. Këngëtari kaloi vite duke e mbuluar njollën e plagës me kapele dhe paruke. Autopsia gjithashtu konfirmoi të vërtetën pas spekulimeve rreth ndryshimit të ngjyrës së lëkurës së Jacksonit.
Ai kishte insistuar gjithmonë që ndryshimi në paraqitjen e tij gjatë viteve ishte për shkak të gjendjes së lëkurës vitilago, ( e cila është një gjendje ku lëkura humb melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve”.Dr. Christopher Rogers, mjeku që mbikëqyrte autopsinë, vuri në dukje se Jackson me të vërtetë vuajti nga vitilago, duke shtuar: “Pra, disa zona të lëkurës duken të zbehta dhe të tjerat me të errëta”.
Autopsia gjithashtu tregoi se mjekët kishin luftuar që ta shpëtonin kur u gjet i pavetëdijshëm në shtëpinë e tij më 25 qershor 2009. Brinjët e plasaritura janë një shenjë e përpjekjeve nga mjekët e spitalit, që tentuan ta ringjallnin. Përpjekjet për të shpëtuar Mbretin e Popit dështuan dhe Jackson më vonë u shpall i vdekur.
Vdekja e tij i atribuohet mbidozës së Propofolit, një anestezik kirurgjikal që përdoret në dhomat e operacionit. Ajo ishte administruar nga mjeku personal Jackson, Conrad Murray, i cili më vonë u dënua për vrasje të pavullnetshme pas vdekjes së yllit të muzikës. Ai u dënua me katër vjet burg dhe u lirua nga burgu në vitin 2013.