Golden Globe nën “hijen” e skandaleve seksuale
Viti që sapo lamë pas do të cilësohet si viti më i errët për industrinë më të madhe të kinemasë. Akuzat për ngacmime seksuale nga emra të njohur si producenti Harvey Weinstein, Louis Szekely dhe aktori Kevin Spacey tronditën Hollywood-in.
Ajo çfarë pritet nga ceremonia nuk janë vetëm fituesit por edhe qasja ndaj skandaleve seksuale në industrinë e filmit.
Shumë nga aktorët në tapetin e kuq do të parakalojnë të veshur në të zeza për t’u solidarizuar me viktimat e ngacmimeve seksuale, që u bë shkak për ngritjen e një lëvizjeje të quajtur “Time’s up”, “Koha mbaroi”, nga aktore të famshme si Meryl Streep dhe Reese Witherspoon. 1
5 milionë Dollarët e grumbulluar deri më tani do të shkojnë për viktimat e ngacmimeve seksuale, dhunës psikologjike dhe diskriminimit.
75-vjetori i çmimeve Golden Globe do të prezantohet nga komediani Seth Meyers, që vështirë të besohet se nuk do të lë pa ironizuar Donald Trump, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan CNN.
Pavarësisht të gjithave, kritika shkruan se gjatë 2017-ës, Hollywood-i prodhoi një art të jashtëzakonshëm, që provën e parë do ta kalojë sonte në ndarje e çmimeve të Golden Globe.
“Shape of Water”, pritet të jetë fituesi i madh. Filmi me regji të Guillermo del Toro është nominuar në 7 kategori. Historia e dashurisë mes një gruaje memece dhe një krijese të mbinatyrshme të detit renditet e para në gjithë klasifikimet.
Aktorja më e mirë parashikohet të jetë Frances Mc Dormand, ne filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, ndërsa statuja për aktorin më të mirë pritet ti jepet Gary Oldman, në filmin “Darkest Hour”.