Albin Kurti njëherësh kandidati i vetëm për kryetarë të kësaj partie në një prononcim të shkurtër pas mbledhjes ka thënë se “Ishte mbledhje e gjatë, diskutimet vazhdojnë e po ashtu edhe puna në Lëvizje e organizatë”, ka thënë shkurt Kurti duke mos dashur të jap komente të tjera, raporton ‘Zëri.info’.

Kurti e ka pranuar se takimi ka qenë i gjatë dhe i vështirë.

Por, ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë.

I pyetur nëse do të arrijë ta mbajë të bashkuar partinë, ai nuk është përgjigjur fare.

Takimi mes kryesisë së Vetëvendosjes dhe grupit parlamentar ishte i pari prejse përçarja e Vetëvendosjes është bërë publike.

Shpërndaje artikullin në: