Zyra e Bankës Botërore në Shkup kumtoi se janë miratuar 90 milion euro për mbështetje të vendit për parandalim të koronavirusit, përforcim të sistemit kombëtar shëndetësor dhe për zbutje të pasojave sociale nga pandemia.

Drejtori i Zyrës së BB-së për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Marko Mantovaneli thotë se për shkak të pasojave ekonomike nga KOVID-19, veçanërisht mbi amvisëritë e rrezikuara, përmes projektit do të sigurohet ndihmë sociale për t’u zbutur këto efekte dhe t’u mundësohet t’u bashkëngjiten masave për distancim social.

Me projektin do të sigurohen edhe kompensime në para për amvisëritë e rrezikuara të goditura nga pasojat ekonomike të KOVID-19 dhe sigurimi i ushqimit dhe prodhimeve bazë për popullatën në karantinë dhe për amvisëritë e goditura nga virusi. Do të financohet dhe sigurohet në rast të papunësisë së përkohshme përmes kompensimit në para për ata që i kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës.

Zv/kryeministri, Bujar Osmani jep një lajm të mirë për qytetarët e R.Maqedonisë së Veriut. Osmani në emisionin 200 në Tv Alsat flet edhe për heqjen e orës policore.

“Pas 1 Majit do të bëjmë edhe një vlersim, se cilat janë trendet dhe çfarë do të propozojë komisioni për sëmundje ngjitëse dhe do ti analizojmë të gjitha. Unë jamë për kombinim të masave të buta, e jo masa radikale”, theksoi Osmani.

Sipas tij, nëse impnomohet përdorimi i maskave ose mbulimi i hundës dhe gojës dhe daljes në hapësira publike si dhe ruajtja e distancës fizike dhe disa masa tjera të buta do të jenë shumë më efektive se sa orë policore.

“Mendoj se trendi duhet të jetë lirimi i masave radikale siç quhen të forta kurse përforsimi i masave të buta, që nënkupton njerëzit mund të dalin, mund të lëvizin, por të kenë kujdes të shtuar për të ruajtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e tjërëve për rreth”, u shpreh Osmani në emisionin 200.

Ndryshe në RMV, ora policore është nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ndërsa me 1 Maj deri në 3 Maj është nga ora 14:00 deri në 05:00.

Maqedonia nga muaji maj fillon hapjen e bizneseve të mbyllyra si pasojë e koronavirusit dhe me këtë dalngadalë të tërhiqen masat restriktive, përcjell Zyrtare.net.

Edhe portale të tjera maqedonase shkruajnë për mundësinë e hapjes së lokaleve, dhe se duke u thirrur në burime të shtabit të krizës, pas 15 majit do të mund të ketë hapje graduale të lokaleve, por me rregulla strikte.

Autoritetet planifikojnë që hapja e lokaleve dhe restoranteve të jetë me kushte që shëbrimin ta kryejnë vetëm në ambient të hapur, duke pasur parasysh se temperaturat që shkojmë drejtë verës tani fillojnë të rriten dhe qëndrimi në ambient të hapur nuk përbën problem.

Sa i përket pjesës tjetër të biznesit aty ku hapësira do të më e ngushtë do të bëhet obligim mbajtja e maskave. Ndërsa në hapësirat më të zgjeruara do të ketë distancë të theksuar mes tavolinave dhe karrigeve.

Po ashtu do të kërkohet dezinfektimi i vazhdueshëm i lokave, aplikimi i pajisjeve dezinfektuese si dhe mbajtja e rendit për të evituar stërngarkimin e lokaleve, me qëllim të evitimit të përhapjes së virusit. (INA)

Këshilli i ministrave të BE-së për çështjet evropiane dha sot PO-në për çeljen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, lajmëroi në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim:

“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.

Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në vendin tonë tashmë kemi rastin e parë të vdekjes nga virusi korona. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeçe. “Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa më pas sipas protokollit është transportuar në Klinikën Infektive”, theksoi Filpçe. Ndryshe, në vendin tonë gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114. Sipas vendbanimit: Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1)

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.

Kështu numri zyrtar i personave të infektuar me virusin COVID-19 ka shkuar në 85.

Raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.

“Pacienti i vetëm që i është vënë aparat për frymëmarrjen është në fazë kritike. Tek tre pacientë të tjerë virusi është zhvilluar në formën e pneumonisë së rëndë, por që për momentin janë në gjendje të stabilizuar. Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Me 80 vota për dhe 6 kundër, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi Ligjin për Prokurorinë Publike.

Fillimisht ligji nuk kaloi, pro votuan vetëm 74 deputetë. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi anuloi votimin nën arsyetimin e pengesave teknike. Pas kësaj ndërhyrje procedurale kërkoi deputetja Liljana Popovska dhe deputeti Ferid Muhiç.

Pas ndërhyrjes procedurale të Poposkës dhe Muhiçit, Xhaferi sërish e vendosi Ligjin në votim, me çrastë pro ligjit votuan 80 deputetë dhe kundër ishin vetëm 6 deputetë të VMRo-DPMNE-së.

Pas kësaj koordinatori i VMRO-DPMNE-së në ndërhyrjen e tij procedurale kundërshtoi votimin duke bërtitur kriminel, kriminel dhe kërkoi që votimi i parë të jetë valid dhe jo votimi i dytë dhe kërkoi pauzë njëorëshe.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se Maqedonia më në fund është pjesë e NATO-së.

Ai shkruan se “populli im, ia arritëm” dhe falënderoi deputetët për mbështetje. Pas disa vitesh rrugëtim, bllokada, regjime, ngecje dhe izolim. Falënderoj të gjithë deputetët nga grupi i LSDM-së, të gjithë deputetët e partive të tjera që ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre historike, për guximin e tyre për të marrë vendime që ndryshojnë të ardhmen. Vendi ynë është në BE dhe NATO!”, shkruan Zaev.

Flamuri i Aleancës Veri-Atlantike, tw NATO-s është vendosur para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas Ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe të abstenuar, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka miratuar ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO.