Ministria e Shëndetësisë të hënën nënshkruan marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur dozat e vaksinës do të mbërrijnë në vendin tonë. Siç informoi, sasia e siguruar nga kjo vaksinë do të shërbejë për vaksinimin e 100 mijë personave, ndërsa theksoi se planifikohet punktet të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Filipçe u përpoq të sigurojë qytetarët se kjo vaksinë është e sigurt.

Vaksina është e vendosur në shiringa, gjë që do të ndikojë që procesi të jetë më i shpejtë. Çdo qytetarë që do të pranojë dozën e parë, pas 21 ditësh do të marrë edhe dozën e dytë. Të dhënat do të regjistrohen edhe në dosjen elektronike të pacientit, i cili do të pajiset me çertifikatë. 29:37 Detajet për vaksinimin do t’i ndajmë me publikun, por tani vërtet nuk do të doja të spekuloja. Kemi disa supozime, por do të doja fillimisht të ishim të sigurt- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Përparësi kanë personeli shëndetësorë i angazhuar në linjën e parë në betejën me COVID-19 si dhe personat mbi 70 vjeç. Në fazën e dytë personat mbi 65 vjeç, ata nga 18 deri 64 vjeç që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët dhe personel tjetër mjekësorë, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, të punësuarit në institucionet arsimore dhe çerdhe. Qytetarët tjerë do të përfshihen në fazën e tretë. I gjithë procesi do të realizohet përmes sistemit “ Termini im” dhe përmes aplikimit online. Në funksion të kësaj të fundit, u tha se gjatë javës së ardhshme do të vihet në funksion edhe webfaqja.

“Nuk do të ketë kufizm se kush mund të paraqitet online, mund të paraqitet gjithkush. Ne apelojmë të paraqiten sa më shumë qytetarë, në mënyrë që të zvogëlohet ngarkesa tek mjekët amë. Kur qytetari të vendos të dhënat në sistemin elektronik, të dhënat automatikisht do të transferohen tek mjeku amë. Ai do të ketë evidencë se pacienti është paraqitur dhe nuk do të anketojë përsëri- pohoi Zhaklina Çagorovska- “ Termini im”.

Të pyetur se çfarë ndodh nëse një qytetarë nuk dëshiron vaksinën kineze, por atë nga ndonjë prodhues tjetër, Çagorovska tha se qytetarëve do t’u jepet mundësia që të anulojnë terminin e tyre nëse nuk duan të pranojnë vaksinën. Nëse ndryshojnë mendje mund të regjistrohen përsëri.
Vendi është në pritje edhe të 8 mijë dozave të vaksinës “Pfizer” që do t’i marrë nga Serbia, për të cilat deri tani afati është shtyrë disa herë. Ndërsa për dozat e porositura direkt nga kompania “Pfizer”, deri tani janë përmendur disa afate fillimisht ishte janari, më pas shkurti dhe tani marsi.

Historiografia sllave thotë që ne shqiptarët kemi zbritur nga malet e Shqipërisë pas luftës austro-turke (1689) dhe ua kemi “marrë” territoret sllavëve.Tani, mua, për t’ua rrëzuar krejtësisht poshtë këtë tezë, nuk më duhet të nxjerë ndonjë dokument ose referencë, por, për ironi, po ua demantojë tezën e dobët me vetë denarin e tyre.Në 100 denarshin e Maqedonisë, me shkronja shumë të imta shkruan: “СКОПЈЕ ГРАВУРА ОД 1594 ГОД, ПРОЗОРЕЦ ОД АЛБАНСКА КУЌА”.Përkthim: SHKUP GRAVURA E VITIT 1594, DRITARE E NJË SHTËPIE SHQIPTARE!

Kurse dritarja që shihni në mes është e shtëpisë së familjes shqiptare Erebara nga Dibra!

Këshillë: Kur të gënjeni, duhet t’i mbani mend gënjeshtrat.

Arbërorët e Maqedonisë

Kuvendi sot filloi me debatin mbi Propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me ligj është paraparë që regjistrimi të mbahet nga 1 prilli deri më 22 prill, ndërsa aty do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit.

“Personat që punojnë jashtë shtetit, regjistrimin do ta bëjnë vetë, me aplikacion të veçantë që do të instalohet në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga 1 marsi deri më 21 prill”, sqaroi Nuhiu.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është paraparë se aktet që i sjell drejtori i Entit Shtetëror për Statistika kanë efekt juridik nëse i pranon zëvendësi i tij, kështu që nuk mund të kemi mashtrim në bazë etnike”, tha Nuhiu.

Qeveria ka publikuar listën e 245 kompanive që morën ndihmë shtetërore për pagat e nëntorit, por që nuk iu paguan pagat gati 800 punonjësve. Dyqanet, kompanitë e ndërtimit, fabrikat e tekstilit dhe hotelet janë disa nga kompanitë në këtë listë. Punëdhënësit kanë një afat prej shtatë ditësh të dhënë nga DAP, për pagimin e rrogave, pas së cilit do të pasojë pagesë e detyruar, nga ata të cilët, pavarësisht afatit nuk do të lëshojnë pagën. Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë gjithashtu përgjegjësi penale për këta punëdhënës të cilët kanë mbajtur për vete ndihmën shtetërore duke ngritur akuza në Prokurorinë Themelore Publike.

Termocentrali i Osllomesë nuk e pranon përgjegjësinë për ndotjen e Kërçovës, përkundër faktit se qyteti dhe rrethina e tij kanë qenë ndër pesë vendet më të ndotura në vend për vite me radhë. Biologët nga Kërçova alarmojnë se ndotja ndodh për shkak të funksionimit të centralit kur është në funksion. Nga Elektranat e Maqedonisë, nën juridiksionin e të cilave është edhe Osllomeja, pranojnë se qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilin janë të vetëdijshëm se nuk është lëndë djegëse ekologjike.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV):

“Por, duke pasur parasysh sasinë e vogël të qymyrit që ka miniera, termocentrali operon në periudha shumë të shkurtra në vit. Të dhënat e stacioneve të matjes së ajrit ambiental në Kërçovë tregojnë se ndotja në rajon është e pranishme, dhe e lartë edhe në muajt kur termocentrali i Osllomesë nuk funksionon, gjë që tregon ekzistencën e burimeve të tjera të ndotjes së konsiderueshme.”

Megjithatë, rezultatet e biologut Gafur Ajruli, i cili zhvilloi kërkime në vitin 2014, në fokus e vendosin pikërisht termocentralin. Gjegjësisht, ata treguan se substancat që vijnë gjatë djegies së qymyrit lënë pasoja negative jo vetëm në mjedis, por edhe në shëndetin e qytetarëve.

Vitin e kaluar nuk u përmbushën premtimet e qeverisë se afër Termocentralit të Osllomesë do të ndërtohet central solar. Njoftimet ishin se nuk do të ketë një, por dy centrale të tilla ekologjikisht të pastra në atë vend. Ish kryeministri teknik, Oliver Spasovski, në fillim të vitit të kaluar madje pohoi se sasitë e para të energjisë elektrike do të prodhohen gjatë vjeshtës së vitit 2020. Por, kjo nuk ndodhi. Centrali i parë ende nuk është ndërtuar, ndërsa për të dytin ende është duke u përgatitur dokumentacioni i tenderit.

Ligji për regjistrimin e popullsisë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë diasporë, do t’i përfshijë në bazë të kriterit të vendqëndrimit. Në rast se një qytetarë ndodhet për më shumë se një vit jashtë vendit, gjatë regjistrimit do të evidentohet si shtetas jo rezident.

Kjo sipas kryeministrit Zoran Zaev vlen edhe për qytetarët me shtetësi bullgare dhe diasporën e etnive tjera nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe kontinente tjera.

“Në Maqedoni të Veriut është e lejuar dyshtetësia. Çdo kush që është qytetar i këtij shteti mbetet i tillë, por çështja është nëse jeton këtu apo është shpërngulur për më shumë se 1 vit. Ai që është larguar për më tepër se 1 vit llogaritet si jo rezident, pra jashtë shtetit si qytetarë i Maqedonisë së Veriut i larguar për më shumë se 1 vit”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev nuk i konsideron serioze kërcënimet e opozitës për mos njohjen e regjistrimit, ndërsa paralajmërimet për regjistrim tjetër me ardhjen e tyre në pushtet i vlerëson si qëndrime të përshpejtuara. I pari i Qeverisë thotë se regjistrimi me aparate për detektimin e vijave papilare të gishtërinjve nuk mund të bëhet.

Si do t’ia marrim vijat papilare personave që kanë migruar. Si do t’ia bëjmë me fëmijët nën moshën 18 vjeçare, ata nënshkruhen, nuk kanë vija papilare të regjistruara në polici -tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka zbatuar regjistrimin e popullsisë për 18 vite.

Dëshmitë e fundit të ekspertëve dhe inspektorëve në rastin ‘Monstra’, treguan qartë që rasti është i montuar dhe se të akuzuarit janë të pafajshëm.

Avokati mbrojtës Asmir Alispahiq deklaroi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se pala mbrojtëse më në fund ka arritur të dëshmojë se ky rast është I montuar dhe se të akuzuarit nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër penale. Ai shtoi se dëshmia e ekspertes që ka bërë ekspertizën e dheut nga Smillkova dhe Vrazhimiri u vërtetua të jetë e falsifikuar dhe me këtë bije poshtë lidhshmëria e të akuzuarve me veturën Opel Omega, që është edhe elementi kryesor ku mbështetet aktakuza.

“Këtu dua të potencoj se në thelb bëhet fjalë për përpunim të ekspertizës e që e ka kërkuar ish prokurorja publike Gordana Geshkovska përmes gjykatësit hetues në pjesën e gjoja përshtatjes se vetura Opel Omega e cila është gjetur në Vrazhivir, ka qenë atje. Kjo me të vërtetë la një njollë serioze në dëshminë e prokurorisë se Opel Omega ka qenë atje, dhe me gjithë këtë vetëm po dëshmohet ajo që e themi gjatë gjithë kohës se ky rast është i monotuar”, theksoi Asmir ALispahiq, avokat mbrojtës.

Nga ana tjetër, familjari i disa prej të akuzuarve në këtë rast Bedri Ajdari tha në emisionin ‘Enter’ se nuk do të kishte kurrfarë kuptimi aktakuza po të mos ishte ndërlidhur vetura Opel Omega me rastin.

“Duke pasur parasysh se ne e kemi përcjellë që 9 vite gati rastin, asnjë dëshmitar okular që kanë qenë në vend të ngjarjes, siç janë romët, ka qenë nji Sasho Llazarevski dhe disa tjerë, asnjëri nuk e pa parë veturën që ka qenë në vend të ngjarjes. Mirëpo, këtë e kanë bërë me deklaratë të dhunshme të Haki Hazirit. Atyre u është dashur një njeri I cili do t’i thotë disa fjalë, me dhunë nën kërcënimin e likudimit, për t’i dhënë kahje se gjoja është gjetur AND-ja e Alil Demirit. Duke pasur parasysh këtë fakt e në mungesë të asnjë prove material tjetër, ata e kanë lidh veturën me rastin”, theksoi familjari Bedri Ajdari.

Për vrasjen e 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 16 tetor. Ndërsa pala mbrojtëse pret lirimin e të akuzuarve nga të gjitha akuzat.

Zv/ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka theksuar se situata me koronavirusin është tejet serioze, por tani për tani është nën kontroll.

“Në vend ka arritur vala e dytë e virusit korona. Situata është nën kontroll por tejet serioze për momentin”, theksoi zëvendesministri i shëndetësisë Ilir Hasani në “Intervistën e Javës “ në TVM-2.

Sipas tij, situata epidemiologjike nuk është për të nënçmuar dhe kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë, duke repsektuar masat mbrojtëse dhe distancën nga ana e qytetarëve.

“Ne do veprojmë ashtu si do të na ndikojnë numrat. Unë lus Zotin që numrat, shifrat të jenë më të ulta dhe lus qytetarët që të kenë kujdesë dhe të kuptojnë këtë punë seriozisht për shkak se lufta kryesore me pandeminë nuk bëhet vetëm nga institucionet me urdhëra vertikale , por bëhen me vetëdisimin e populates për të ndërmarr të gjitha masat preventive. Treshi i famshëm, distanca, maska dhe dezinfektimi nuk ka filozofimi tjetër.”, theksoi Ilir Hasani.

Ndërkohë, ministri Venko Filipçe ka theksuar se po mendon edhe për vendosjen e karantinës së plotë.

“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Në Maqedoni po shënon dobësim koronavirusi, pasi që dita ditës kemi më pak raste të regjistruara, përcjell INA, duke u thirrur në shifrat zyrtare.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vetëm 5 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, edhe ate nga 250 teste. Në bazë të qyteteve, 2 raste janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Dy veta kanë ndërruar jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Njëri është nga Kumanova dhe tjetri nga Struga. Me këtë numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid19 është 84 veta.

Trende pozitive janë numri i të shëruarëve, ashtu që gjatë 24 orëve janë shëruar 95 pacientë . Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri.

Numri i personave të infektuar me Covid19 ka mbërritur në 1601, ndërsa deri tani numri i atyre të shëruar tashmë shkon në 947. (INA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që gjenden brenda dhe jashtë vendit të mos bëjnë rezervimin e biletave nëpër aviokompani.

Nga kjo ministri theksojnë se ende është në fuqi vendimi për mbylljen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit në Ohër.

“Derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të mbeten të mbyllura për transportin e pasagjerëve dhe trafiku ajror do të pezullohet. Ky vendim nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe për avionët transportues pa pasagjerë. Duke pasur parasysh situatën me virusin Covid-19, në këtë pikë nuk mund të parashikohet kur do të normalizohet dhe kur do të rinis transporti i pasagjerëve,” theksohet në deklaratën e Ministrisë.

Më tej thuhet se qytetarët të mos bëjnë harxhime shtesë me rezervimin e biletave, derisa nuk ka ndonjë njoftim të saktë se kur do të hapen aeroportet dhe të rikthehen fluturimet në përputhje me rregullat e reja.

“Qytetarët duhet të ndjekin vazhdimisht të gjitha informacionet e publikuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe institucionet përkatëse duke i’u përmbajtur masave dhe rekomandimeve të miratuara”, thekoi Ministria e Transportit.

Ky njoftim vjen pasi që shumë agjenci të fluturimeve, përfshirë edhe ate Wizzair kanë caktuar data të tyre të fluturime nga 18 maji, edhe pse nuk ka asnjë njoftim apo leje për këtë nga ana e Qeverisë. Por këtë e kanë bërë edhe disa kompani tjera.

Komisioni Evropian në bashkëveprim me kompanitë e njohura të fluturimeve po shqyrton mundësinë e përcaktimit të rregullave të fluturimeve në situatë pandemie