Përktheu dhe përshtati Adnan Aliti

-Grupi i kompanisë pas metodës së re të ndërtimit të shtëpisës thotë se mund të jetë hapi i parë në rrugën drejt shumë shtëpive të tjera të printuara 3D.

Nuk duket shumë e madhe, afërsisht 37 metra katrorë dhe modeste e ndërtuar në terrenin e thertores në Holstebro (Danimarkë), por në fakt është një risi mjaft e madhe, pothuajse e bujshme, që tashmë është gati për t’u shfaqur.

Ka vetëm disa shtëpi të printuara në 3D në mbarë botën – dhe pikërisht shtëpia në zemër të Holstebros është e para e llojit të saj, e ndërtuar me beton danez dhe materiale ndërtimore zhavor dhe gurë nga lokaliteti ku gjindet.

-Unë e kam prezzentuar shtëpinë njerëzëzve këtu përreth dhe në SHBA dhe Singapor. Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madhë për të parë këtë shtëpi, thotë Mikkel Brich, drejtor i 3DCP Group, i cili qëndron pas ndërtimit të shtëpisë dhe tutje shpjegon metodën e tyre unike:

-Ne kemi qëndruar këtu në kantier dhe madje kemi përzier përzierjen e betonit me rërë vendase, gur lokal dhe çimento vendase. Kjo do të thotë se shtëpia e printuar me printer 3D ne mund të kushtojëi rreth dhjetë herë më lirë se sa ndërtimi i një shtëpie me metoda tradicionale.

-Sigurisht, betoni që përdorim nuk është më i qëndrueshëmi në të gjithë botën, por është me rëndësi mënyrën se si e përdorim atë që është vërtet e qëndrueshme. Printeri nxjerr vetëm sasinë e betonit që na nevojitet , shpjegon inxhinieri i ndërtimit në 3DPC Group Hasan Alsofi.

Ndërtim me kokë dhe jo me duar
Ndërtimi nuk ka qenë pa sfida. Hapat e parë u hodhën në fillim të pushimeve verore të vitit të kaluar dhe vetëm tani prototipi është gati për t’u ekspozuar.

-Ndoshta është 100 herë më e rëndë. Katër-pesë javët e para i kaluam vetëm duke u njohur me makinerinë dhe përzierjen e betonit, thotë drejtori duke shtuar se, para se të gjenin konsistencën e duhur të përzierjes duhej të vinte një specialist nga Zvicra për të na ndihmuar.

Duhet të ndërtojmë me kokë dhe jo me duar. Është e trishtueshme të shohësh muratorët dhe marangozët që konsumohen në moshë të hershme nga ngritjet e peshave të rënda në ndërtim, dhe një robot si një printer 3D në të ardhëmen mund ta eleminoj k’te problem.

Por Mikkel Brich beson se ndërtimi i shtëpive të printuara në 3D në të ardhëman mund të jetë atraktiv dhe efikas.

-Kur gjithçka do të funksionoj, nuk do të kemi nevojë të jemi më shumë se tre persona në një kantier. Dhe në të vërtetë do të jenë vetëm tre njerëz që do ta kontrollojnë robotin duke ndërtuar një shtëpi. Pra, kur të arrijmë në fazën ku procesi do të jetë plotësisht digjital dhe e automatizuar, ndërtimi do të bëhet shumë shpejt, shpjegon ai dhe vlerëson se tani ata mund të përgjysmojnë kohëzgjatjen e procesit të ndërtimit të një shtëpie.

Janë hapat e para në kët drejtim, por ne sot nuk jemi më të lirët. Sot ne mund të konkurrojmë për arkitekturën, dizajnin, qëndrueshmërinë dhe mënyrën më të butë të ndërtimit thotë drejtori Hasan Alsofi duke vlerësuar se duhen një periudhë prej 5 deri 10 vjet përpara se të mund të konkurrojmë me çmimin.

Dhe sigurisht që është e mundur, vlerëson inxhinieri i ndërtimit Hasan Alsofi.

-Në një parcelë si kjo ku ka lisa kudo, ne në fakt mund të vendosim printerin rreth lisave dhe të printojmë shtëpinë dhe njëkohësisht ta mbrojmë mjedisin , thotë ai.

Skllevërit dikur në Amerikë u ndanë në dy grupe: ata që shërbenin në shtëpi dhe ata që punonin tokën. Bujqit skllevër që punonin tokën jetonin në poshtërim të madh dhe kushte jashtëzakonisht çnjerëzore, ndërsa shërbëtorët shtëpiak e konsideronin veten skllevër të një klase “të lartë” sepse kishin privilegjin të hanin ushqime të mbetura pas zotërinjve të tyre të bardhë, duke përdorur rrobat e tyre të vjetra dhe duke mos bërë punë të rëndë fizike.

Kurdoherë që bujqit skllevër që punonin tokën bëheshin bashkë me qëllimin e çlirimit nga skllavëria, shërbëtorët shtëpiak do t’i kundërshtonin ata duke informuar zotërit e tyre të bardhë rreth përgatitjeve dhe detajeve të revoltave. Kështu, bujqit skllevër do të ndëshkoheshin ashpër dhe do të humbnin shpresën për të realizuar ëndrrën e tyre për liri. Shërbëtorët nuk i tradhtuan vëllezërit e tyre me ndonjë qëllim ose kuptim të veçantë, por vetëm sepse mbetjet e ushqimit dhe rrobat e veshura ishin më të vlefshme për ta sesa liria.

Armiku më i madh i lirisë nuk është perandori, as pronari i skllavit, as gjuetari i skllevërve. Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur./ KultPlus.com

Shpikësi holandez i kasetës, Lou Ottens ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Shpikja e inxhinierit Ottens transformoi mënyrën se si njerëzit dëgjonin muzikë në atë kohë.

Ottens i është bashkuar kompanisë “Philips” në vitin 1952 dhe në vitin 1960 u bë kreu i departamentit të zhvillimit të produkteve elektronike të prodhuara nga kompania.

Ai në atë kohë së bashku me ekipin e tij nisën edhe krijimin e kasetës.

Ajo për herë të parë është prezantuar në panairin elektronik të Radion në Berlin dhe së shpejti u përqafua nga njerëzit dhe u bë një sukses në të gjithë botën.

Ottens bëri një kontratë më “Philips” dhe “Sony” për të krijuar një patentë, pasi shumë kompani kineze kishin nisur të krijonin kopje të shpikjes së tij, kasetës.

Pavarësisht se kaseta është relativisht një shpikje e vjetër ajo është rikthyer në një farë mënyre përsëri në jetën tone, pasi shumë artist si Lady Gaga dhe The killers, kanë bërë muzikë që mund të dëgjohet edhe në kasetë.

“Letra të gjelbra”- kështu ishin quajtur për shkak të ngjyrës kartëmonedhat e para të SHBA-së.

Ishte 10 marsi i vitit 1862 kur qeveria e Shteteve të Bashkuara nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë.

Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private. Emri zyrtar i parasë prej letre ishte “kartëmonedhe e ligjshme”.

Para se të merrej ky vendim, Kongresi kishte pasur një debat mjaft të nxehtë, pasi vendi po përballej me një krizë financiare për shkak të mungesës së arit dhe argjendit. Aty u vendos që kartëmonedhat të përdoreshin si njësi për pagesa të të gjitha llojeve, përveç për borxhin publik dhe për importim.

Ky akt që erdhi si një masë emergjente, rriti në mënyrë të madhe fuqinë federale dhe ndryshoi përgjithmonë standardin amerikan të parasë.

Më 28 janar të këtij viti, aeroplani me të cilën po udhëtonte piloti brazilian, Antonio Sena u rrëzua në Amazonë dhe ai 36 ditë i ka kaluar në atë rajon.

Kur është gjetur, Antonio paraqitej në kushte të rënduara shëndetësore dhe kishte humbur plot 25 kilogramë.

Sipas mediave lokale, aeroplani i drejtuar nga Sena u rrëzua në pjesën veriore të liqenit të Amazonës.

Për 36 ditë ai është ushqyer vetëm bukë, vezë shpendësh e barishte. Piloti është gjetur nga një grup barinjsh, të cilët evidentuan zjarrin që kishte ndezur burri.

Një televizion brazilian ka filmuar e transmetuar të gjithë momentin, kur piloti i shpallur i humbur është ribashkuar me familjen.

“E vetmja gjë që më ka mbajtur në jetë ka qenë dashuria e madhe për familjen dhe dëshira t’i shoh prindërit, motrën dhe vëllanë”, ka thënë piloti që i mbijetoi aksidentit ajror dy ditë para se ta festonte ditëlindjen e 36-të.

Vullkani më i gjatë aktiv i Evropës, Etna, ka ndriçuar sërish qiellin natën që lamë pas. Pamjet janë bërë mjaft virale në mediat sociale.

“Ne jemi duke vëzhguar veprimtari më të fortë se të zakonshmet, me më shumë magmë që ngrihet nga tubat dhe më të pasur me gaz”, tha për Reuters Stefano Branca, kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania.

Lava që zbret përgjatë krahut perëndimor të malit të lartë 3,300 metra ka qenë e dukshme nga pjesa më e madhe e bregdetit lindor të Siçilisë. Twitter, Instagram dhe Facebook janë mbushur  me fotografi dhe video nga ky moment magjik.

Nga Siracusa në jug të Siçilisë dhe ishujt Eolian në brigjet veriore, imazhet treguan kolona masive hiri dhe ‘zjarr’ të kuq që godisnin shpatet e mbuluara me dëborë të Etna-s.

Krateri juglindor është në epiqendër të aktivitetit që filloi në 16 shkurt dhe ka ndezur vullkanin gjashtë herë në tetë ditët e fundit. Fragmente hiri dhe shkëmbi kanë mbuluar rrugët dhe ndërtesat në qytetet përreth

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që mund të jetë fabrika më e vjetër e njohur e birrës në botë, që daton rreth 5000 vjet më parë.

Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan zbuloi fabrikën e birrës në Abydos, një vendvarrim antik në shkretëtirë.

Ata gjetën një numër njësish që përmbajnë rreth 40 tenxhere të përdorura për të ngrohur një përzierje gruri dhe uji për të bërë birrën.

Fabrika e birrës ka të ngjarë të datojë që nga epoka e mbretit Narmer, sipas Këshillit Suprem të Antikiteteve, i cili beson se kjo është fabrika e birrës më e vjetër në botë.

Mbreti Narmer sundoi më shumë se 5000 vjet më parë. Ai themeloi Dinastinë e Parë dhe konsiderohet të ketë bashkuar Egjiptin.

Fabrika e birrës përbëhej nga tetë zona të mëdha, secila 20 metra e gjatë dhe secila përmbante rreth 40 tenxhere prej argjile, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziry.

Fabrika e birrës mund të jetë ndërtuar në këtë vend posaçërisht për të furnizuar ritualet mbretërore që ndodhnin brenda ambienteve të varrimit të mbretërve të Egjiptit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së turizmit egjiptian, që citon arkeologun dhe bashkëkryesuesin e misionit Matthew Adams të Universitetit të Nju-Jorkut

Birra mendohet të jetë prodhuar në një shkallë të gjerë, me rreth 22 400 litra të bëra në të njëjtën kohë.

“Provat për përdorimin e birrës në ritet e flijimit u gjetën gjatë gërmimeve në këto ambiente”, thuhet në deklaratë.

United Airlines ka në plan të blejë 200 taksi fluturuese (dronë elektrik), me të cilët shpreson t’i bartë pasagjerët nga shtëpitë e tyre në aeroport. Projekti parashikohet të përfundojë brenda pesë vjetëve.

United Airlines do të bashkohet me transportuesin rajonal të SHBA-së, Mesa Airlines për të blerë dronët elektrikë (eVTOL) të kompanisë Archer, si pjesë e një porosie prej një miliard dollarëve, shkruan BBC.

United dhe Mesa parashikojnë që me përdorimin e taksive fluturues, pasagjerët do të shmangin autostradat e mbingarkuara për të mbërritur në aeroporte.

Kompania Archer me bazë në Kaliforni, ka thënë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë prej 95 km me shpejtësi deri në 240 km në orë.

United Airlines ka raportuar humbje prej 7 miliardë dollarë vit

Shprehja “kur të bjeri borë në Sahara” si metaforë e së pamundurës, tani duhet hequr nga fjalorët si e tillë.

Arabia Saudite dhe shkretëtira e Saharasë janë mbuluar nga bora këtë muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se temperaturat në atë vend kanë zbritur në -2 gradë celsius.

Disa fotografi të shkrepura duken dunet e rënës të zbardhura.

Disa fotografi të shkrepura duken dunet e rënës të zbardhura.

Nga kjo ndodhi shumë vendas dhe të huaj kanë shkuar për vizitë në shkretëtirë në mënyrë që të shijojnë pamjet e rralla.

Edhe pse ky vit i ka ulur shumë temperaturat dhe ka sjell reshje të borës kudo, kjo që ka ndodhur në Sahara dhe në Arabinë Saudite është e e rrallë.

Pandemi është fjala më e kërkuar e vitit 2020 e ndjekur më pas nga rezultatet e zgjedhjeve dhe Kobe Bryan . Në listën e publikuar nga Google ajo çfarë spikati  më shumë këtë vit ishte kurioziteti i njerëzve për të mësuar se pse u shpiken cornflakes .

Duke qenë se e gjithë bota është vënë përballë një situate aspak të zakonshme për shkak të koronavirusit , pritej që edhe  fjala më kërkuar e vitit 2020 të kishte lidhje me situatën pandemike .

Termi më i përdorur gjatë vitit sipas listimit të  bërë nga motori i kërkimit Google, është “pandemi” e ndjekur me pas  nga “rezultatet e zgjedhjeve” dhe në vend të tretë emri i basketbollistit “Kobe Bryant”.

Ne listën e Google nuk mungonte renditja edhe në fusha të tjera si muzikë, kinematografi dhe kuzhinë.

Reperja e njohur Cardi B arriti të futej në këtë listë falë kërkimeve për tekstin e  këngës e saj Coronavirus  duke u bërë edhe kënga me impaktin më të lartë.

Duke ju referuar bujës së madhe që bëri menjëherë pas rënies së virusit, vendi kryesor në top listën e filmave ishte “paraziti“ që shkaktoi një debat të jashtëzakonshëm nëse kjo pandemi njihej më parë për shkak të ngjashmërisë së situatës që trajtohej në të me atë që po përballet vendi .

Meqenëse pandemia mbylli brenda të gjithë popullatën në mbarë botën duke bërë që të kalojmë  kohën më të madhe në shtëpi, një kërkesë të lartë Google mori edhe për recetën e përgatitjes së bukës në shtëpi.

Ajo çfarë spikati në këtë listë dhe tingëlloi çuditshëm ishte numri i lartë i kërkimeve për të zbuluar se  pse u shpikën cornflakes nga kompania Kellogg?”