Autoritetet turke arestojnë këngëtaren Gülşen, për një shaka në koncert
Një këngëtare e njohur turke u arrestua pasi një prokuror i Stambollit hapi një hetim me akuzën e “nxitjes së njerëzve në urrejtje dhe armiqësi”. Fjala është për Gulsen Bayraktar Colakoglu, 46 vjeçe.
Ajo u morr shtëpinë e saj në Stamboll dhe u dërgua në gjykatë.
Gjykatësi më pas e ktheu atë në burg përpara një hetimi mbi komentet që ajo bëri gjatë një koncerti në prill, duke përfolur shkollën fetare Imam Hatip.
Gulsen është shumë e njohur në Turqi dhe rasti i saj është bërë kryefjalë.
Gulsen i tha një personi të panjohur në skenë, me sa duket duke bërë shaka, se “perversiteti” i tij ishte shkaktuar nga edukimi i tij në shkollën Imam Hatip.
Akuzat për nxitje të urrejtjes
“Akuzimi i një pjese të shoqërisë për ‘perversion’ dhe përpjekje për të përçarë Turqinë është një akt urrejtjeje,” tha zëdhënësi i AKP, Omer Çelik.
Gulsen postoi një kërkimfalje në rrjetet sociale përpara se të arrestohej.
“Një batutë që ndava me kolegët e mi me të cilët kam punuar për shumë vite … është regjistruar dhe publikuar nga ata që duan të polarizojnë shoqërinë. Më vjen keq që fjalët e mia janë bërë materiale për njerëzit keqdashës që duan të polarizojnë vendin.”
Avokati i saj Emek Emre premtoi të apelojë arrestimindhe të kërkojë lirimin e saj të menjëhershëm.
“Klienti ynë nuk ka kryer asnjë krim”, tha ai.