Albin Kurti detyrohet ta “lirojë nga detyra” Shkelzen Gashin
Albin Kurti e ka shkarkuar Këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, i cili ripsërsëri një ditë më parë deklaratat se UÇK dhe ushtarët kanë kryer krime. Këto deklarata Gashi i kishte bërë prej kohësh, shumë para se të bëhej Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar. Në njoftimin e publikuar, Kurti ka thënë se e çmon mendimin kritik të Gashit dhe kërkon që debatin ta vazhdojë nga një pozitë joqeveritare.
Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin. Këtë e ka bërë të ditur me një status në FB.
“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti.
Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.
Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.
Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.
Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.
Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.
Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty.
“Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës. Prandaj, për mos me dhanë përgjegjësi për çështjen e të zhdukurve, ish-liderët e UÇK-së – shumë prej të cilëve edhe të korruptuem – mund të bëjnë, qysh e dëshmon e kaluemja e tyre, lëshime të mëdha në pikën kryesore të këtyre negociatave: me e nënshkruejtë statusin ‘europian’ për sërbët e Kosovës”, shkruante Gashi.