Erdogan nis arestimin e gazetarëve, që raportuan kunër shijes së tij
Duke rrëmbyer kamerën dhe mikrofonin, ai zbriti me makinë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.
Gazetari ndau histori të të mbijetuarve në Twitter, por kjo po i kushton lirinë.
Tanimë ai është nën hetim me dyshimin se ka përhapur “lajme të rreme” dhe mund të përballet deri në tre vjet burg.
Grupet për lirinë e medias thonë se me dhjetëra gazetarë të tjerë janë arrestuar, ose penguar të raportojnë. Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet. Reporterët pa Kufij (RSF) e cilësuan hetimin kundër Koçer si “absurd”.
“Nuk mund t’i mbaja lotët natën e tërmetit, u shpreh gazetari Koçer, i cili është kurd dhe kontribuon në ëebfaqet e lajmeve pro opozitës .
Koçer u largua nga Diyarbakiri dhe u nis me makinë për në qytetin e Gaziantepit. Ai u trondit nga skenat e shkatërrimit e megjithatë vendosi të raportojë edhe deklaratat e të mbijetuarve të cilët ankoheshin se prej disa ditësh nuk kishin marrë ndihma.
Ndaj raportimeve të tilla reagoi edhe Presidenti Erdogan, i cili gjatë vizitës në një nga zonat e tërmetit u shpreh se ata që përhapin “lajme të rreme” dhe “shkaktojnë kaos social” do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata “provokatorë”.
Sa i përket bilancit të paktën 50,000 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri teksa vijojnë operacionet e pastrimit të rrënojave.