Viti i sukseseve të Majlinda Kryeziut
Këngëtarja Majlinda Kryeziu tashmë emër i njohur i muzikës shqipe, zëri i së cilës ka depërtuar në gjitha trojet ku ka shqiptarë.
Ajo e ka përfunduar një vit plotë me suksese, që lirshëm mund të thuhet se 2019-ta ishte viti i Majlindës, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë vitit që lam pas ajo realizojë plotë tri projekte të suksesshme, të cilave u realizoj edhe videoklipin.
Publiku i ka pritur mjaftë mirë këto këngë duke vlerësuar lartë vokalin e këngëtares.
Ajo në një intervistë për Radio televizioinin e Kosovës shpalosi përshtypjet, të arrituarat e 2019-ës, duke zbuluar edhe projektin e radhës që do të dal në treg së shpejti.
Këngëtarja tregoi se i do shumë baladat dhe një e tillë pritet të finalizohet në shkurt të
këtij viti, mbase për ditën e të dashuruarve, si na la të kuptojmë. Kjo këngë ka temë dashurinë dhe pritet të jetë bashkëpunim me një këngëtar, i cili mbetët befasi për fansat.
Majlinda foli edhe për muzikën shqipe që po realizohet në ditët e sotme, duke vlerësuar lartë artistët shqiptarë.
“Muzika është zhvilluar shumë në Kosovë, ka përparuar shumë, ka kengë që kur i dëgjon nuk e kupton a është bërë orkestrimi në Kosovë a në Amerikë”, tha ajo tutje.
Ndryshe Majlinda jeton dhe vepron në suedi, por që këndon shqip për shqiptarët kudo në botë.