Ky është viçi me tre sy që në Indi po konsiderohet si një ikonë shpirtërore. Hindutë e quajnë këtë kafshë si një bekim që kur ka lindur me një sy shtesë në mes të ballit para dy javësh.

Pronari krenar i këtij viçi e përshkruan si një mrekulli, ndërsa banorët e tjerë të zonës besojnë se ky viç është rimishërimi i Perëndeshës hindu me tre sy me emrin Shiva.

Qindra persona shkojnë tashmë në Tamil Nadu për të parë këtë viç dhe për t’iu lutur kafshës.

Fëmijët e prekin viçin në kokë pasi besojnë se kjo gjë do i sjellë fat të mbarë.

Shpërndaje artikullin në: