Varroset Vokrri, ish-kolegët e kujtojnë me lot (video)
Në varrezat e qytetit të Prishtinës i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit, Fadil Vokrri
Dikur ai u bë shkak qe flamuri i Kosoves të ngrihet lart, e të dielën figura e Fadil Vokrrit u ngre në qiell nga parashutistet, për t’ia dhene atij lamtumiren e fundit.
Fadil Vokrri u varros në Arberi, te varrezat e qytetit, në Prishtine, pasi kishte vdekur një ditë më parë për shkak të një sulmi në zemër.
Më lot në sy të gjithë luteshin për Vokrrin.
Përfaqesues nga politika, e kultura ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.
Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFAS dhe FFK-se,
Gjithsesi qe nuk do te mungonin as figurat e sportit.
E nder ta ishte i pranishem edhe nje bashkelojtar i Vokrrit, Zoran Batrovic i cili kishte luajtur futboll me Fadil Vokrrin.
I pikëlluar aty është pare edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Saimir Ujkani.
Kapiteni i kombetares se Kosoves, Samir Ujkani ka disa fjale per Vokrrin.
Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare. Ai ishte futbollisti më i mirë në Jugosllavi dhe në krye të FFK-së kishte ndikuar që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA.