Ushtarët rusë të vrarë deri më tani në luftën e Ukrainës
Tani pranohet edhe nga zyrtarët rusë për humbje të mëdha që kanë pësuar në luftën e Ukrainës.
BBC ka hartuar më shumë se 1000 ushtarë që Rusia zyrtarisht pranon se janë vrarë.
Numri i të vrarëve, megjithatë konsiderohet të jetë më i lartë.
NATO vlerëson se Rusia ka humbur midis 7.000 dhe 15.000 ushtarë,ndonëse Ukraina pretendon se, të paktën, 18.900 ushtarë rusë janë vrarë.
Në një intervistë për Sky News, më 8 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, megjithatë, pranoi se humbjet ishin të mëdha.
“Kemi pasur humbje të konsiderueshme nga forcat tona dhe është një tragjedi e madhe për ne”, deklaroi Peskov.
Ndërkaq gazetarja e BBC-së, Olga Ivsjina, e cila po punon në redaksinë e BBC-së në gjuhën ruse dhe, së bashku me kolegët, ka hartuar një listë, ku identifikohen 1083 ushtarët rusë, të cilët janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë.